LAJMI I FUNDIT:

Certifikohen kandidatët për kryetar në katër komunat në veri të Kosovës, LVV e PDK pjesë e garës

Certifikohen kandidatët për kryetar në katër komunat në veri të Kosovës, LVV e PDK pjesë e garës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot,  mori vendim për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Në këto zgjedhje do të garojnë edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës me nga 4 kandidatë, ndërsa pjesë e procesit zgjedhor janë edhe subjektet tjera politike.


Kandidatët e certifikuar nga PDK-ja janë:
• Leposaviq – Albulena Behluli Hetemi;
• Zubin Potok – Izmir Zeqiri;
• Zveçan – Ilir Peci dhe
• Mitrovicë e Veriut – Taulant Kelmendi.

Kandidatët e certifikuara nga Vetëvendosje janë:
• Leposaviq – Lulzim Hetemi;
• Zubin Potok – Flatron Hasani;
• Zveçan – Fetah Peci dhe
• Mitrovicë e Veriut – Erden Atiq.

Kandidati i certifikuar nga Partija Kosovskih Srba:
• Leposaviq – Aleksandar Jablanoviq

Kandidati i certifikuar nga GI Srpski Opstanak:
• Mitrovicë e Veriut – Aleksandar Arsenijoviq

Kandidati i certifikuar nga Iniciativa Qytetare Mitrovica:
• Mitrovicë e Veriut – Betim Osmani

Kandidatja e pavarur e certifikuar:
• Zveçan – Sladjana Pantoviq.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të Kosovës do të mbahen më 18 dhjetor 2022. Mbajtja e tyre erdhi si rezultat i dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës. /Telegrafi/