LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqejnë Davis e James, Lakers marrin fitore në udhëtim te Spurs

Shkëlqejnë Davis e James, Lakers marrin fitore në udhëtim te Spurs

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret pas humbjes nga Phoenix Suns dy ditë më parë.

Skuadra nga Kalifornia ka arritur të mposhtë për herë të dytë këtë edicion San Antonio Spurs, por kësaj radhe në AT&T Center.


Lakers ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe në epërsi e cila shkoi deri në +18, por në fund rezultati ishte 94:105 në të mirë të tyre.

Anthony Davis ishte më efikasi në këtë sfidë ku e mbylli duelin me 25 pikë, 15 kërcime e katër asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe i rikthyeri nga lëndimi LeBron James që shtoi 21 pikë, tetë kërcime e pesë asistime.

Në anën tjetër për vendasit më i dalluari ishte Tre Jones me 19 pikë, derisa Vassell shtoi 18 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore.

Edhe ndeshjen e ardhshme dy skuadrat e zhvillojnë mes vete në AT&T Center të dielën pas mesnate me kohën tonë lokale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori