LAJMI I FUNDIT:

Ivanka Trump lajmërohet nga Katari, bën postim lavdërues për Ronaldon dhe më pas e fshin atë

Ivanka Trump lajmërohet nga Katari, bën postim lavdërues për Ronaldon dhe më pas e fshin atë

Ish-vajza e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ivanka Trump, është duke e ndjekur nga afër Kampionatin Botëror 2022.

Ajo ka qenë ditën e djeshme (e enjte) në stadiumin “Lusail” të Katarit, ku ka ndjekur nga afër ndeshjen Brazil-Serbi, e cila përfundoi në rezultat 2-0 në favor të Përfaqësueses së Brazilit.


Ivanka publikoi të premten në llogarinë e saj zyrtare në Twitter një fotografi, ku shihej në tribunat e stadiumit duke ndjekur ndeshjen me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj.

Por përpara kësaj, ajo shpërndau një video të futbollistit portugez Cristiano Ronaldo, ku shihej duke shënuar gol në ndeshjen e parë të Portugalisë kundër Ganës.

Ky gol i dha atij epitetin si futbollisti i parë mashkull i cili shënon gol për kombëtaren e vet në pesë kampionate botërore radhazi.

Foto: Ivanka Trump/Twitter

Por çuditërisht, pasi e publikoi këtë sukses të legjendës së futbollit, vajza e ish-Presidentit Trump vendosi që më pas ta fshijë postimin pa dhënë ndonjë arsye konkrete.

Sido që të jetë, për aq pak sa postimi ka qëndruar në Twitter, nuk iu ka shpëtuar syrit të shumë prej ndjekësve të saj. /Telegrafi/