LAJMI I FUNDIT:

PDK: Ulja e pagave për gjyqtarët e prokurorët, përpjekje e paramenduar e Kurtit

PDK: Ulja e pagave për gjyqtarët e prokurorët, përpjekje e paramenduar e Kurtit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se ulja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk ka të bëjë me buxhetin, dhe ligjshmërinë, por është përpjekje e paramenduar e kryeministrit Albin Kurti për të krijuar një krizë identitare ndaj atyre që punojnë për çdo ditë për rend dhe ligj.

Në një reagim në Facebook, Tahiri ka thënë se me uljen e pagave për prokurorët e gjyqtarët në fakt nuk është jo vetëm përpjekje, por edhe përndjekje, e cila nuk duhet të lejohet.

“Në së paku 10 vjetët e fundit, institucionet e Kosovës kanë ndërtuar një perspektivë ku organet e drejtësisë punojnë të pavarura, të pandikuara, të paanshme, që zbatojnë ligjin dhe drejtësinë siç e përcakton Kushtetuta, dhe që për punën e tyre marrin kompensim adekuat e meritor. Sot, kjo perspektivë u përmbys, nga kryeministri që po përmbysë çdo gjë të mirëfilltë, përballë mësymjes jo konvencionale me të cilën ai i është qasur qeverisjes”, ka shkruar Tahiri.


Për më tepër, Tahiri thotë se në kohë inflacioni e stagnimi ekonomik, një qeveri e përgjegjshme do të duhej të rriste pagat e jo t’i ulte ato, madje jo vetëm për gjyqtarë e prokurorë, por për të gjithë sektorin publik.

“Ky vendim ka edhe një dimension kritik institucional e kushtetues, sepse përmes tij është hedhur baza për regres në besimin e paanshmërisë, përkushtimit dhe drejtësisë institucionale, si dhe janë cenuar parimet kushtetuese të pavarësisë së pushtetit të tretë. Përpjekja për ta subordinuar këtë pushtet përmes uljes së pagave dhe lojës me paga, në fakt është jo veç përpjekje. Është në radhë të parë përndjekje. Kjo s’mund dhe s’duhet të lejohet”, ka shtuar Tahiri.

Në trend Lajme

Më shumë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

Shëndetësi
Kalo në kategori