LAJMI I FUNDIT:

Gratë dhe nënat e ushtarëve rusë të nervozuara në Putinin: Vladimir Vladimiroviç, frikacak

Gratë dhe nënat e ushtarëve rusë të nervozuara në Putinin: Vladimir Vladimiroviç, frikacak

Këshilli i grave dhe nënave është një organizatë e grave, anëtarët e familjes së të cilave shërbejnë në ushtrinë ruse.

Drejtueset e saj u habitën kur dëgjuan për takimin e planifikuar të presidentit Putin me disa nëna të ushtarëve, në të cilin asnjëra prej tyre nuk ishte e ftuar, shkruan portali i pavarur Meduza.

Presidentja e Këshillit, Olga Tsukanova, publikoi një video në të cilën ajo këmbënguli që Putini të takonte “nëna të vërteta”, në krahasim me gratë “të zbutura” që ishin “përzgjedhur personalisht” nga burokratët e Kremlinit për këtë rast, transmeton Telegrafi.


“Vladimir Vladimiroviç, a jeni burrë apo çfarë? Frikacak, a ke guxim të na shikosh në sy – në takimin me gratë që nuk të përshtaten ty dhe politikave tuaja. Gratë që ti nuk arrin t’i mbash në xhep, nënat e vërteta që me paratë e tyre udhëtuan këtu nga qytete të ndryshme që të takohen me ju”, shkroi Tsukanova.

“Jemi këtu, në Moskë, dhe jemi të gatshme të takohemi me ju. Presim përgjigje nga ju! A do të fshihesh akoma nga ne? Kemi njerëz në Ministrinë e Mbrojtjes, në Zyrën e Prokurorit Ushtarak, në administratën presidenciale – të gjithë ata janë burra – përfshirë presidentin. E nënat janë në anën tjetër. A do të dilni ju në ndonjë takim – apo do të vazhdoni të fshiheni”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim

Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori