LAJMI I FUNDIT:

Një i burgosur në Dubravë dyshohet se u dhunua seksualisht nga një i burgosur tjetër

Një i burgosur në Dubravë dyshohet se u dhunua seksualisht nga një i burgosur tjetër
Foto: Arkiv

Një i burgosur në Qendrën Korrektuese në Dubravë po dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një i burgosur tjetër.

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se viktima të hënën rreth orës 12:15, është ankuar te mjeku kujdestar se është dhunuar nga një i burgosur tjetër para më shumë se një muaji.


“Mjeku kujdestar ka bërë ekzaminimet përkatëse dhe nuk ka vërejtur shenja të dhunës seksuale. Megjithatë, bazuar në Praktikat Standarde të Veprimit të DSHB për këto raste, është kërkuar dhe është duke vazhduar trajtimi psikologjik dhe psikiatrik i tij”, thuhet në njoftimin për media.

SHKK thotë se menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosovës, të cilët janë duke u marrë me rastin.

“SHKK bazuar në rregullat e brendshme ka ofruar të gjitha mundësitë Policisë së Kosovës që të hetojë rastin, ndërsa sipas rregullave të brendshme janë marrë masat adekuate për rastin deri në përfundim të procedurës hetimore”, thuhet tutje.

“SHKK edhe një herë shpreh përkushtimin për parandalimin e të gjitha rasteve të dhunës në burgje dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente të veprojë me kohë dhe sipas kompetencës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori