Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka shpjeguar sot se pse inflacioni në vendin tonë është relativisht më i ulët në krahasim me vendet e rajonit, gjatë fjalës së tij në konferencën për integrimin ekonomik evropian 2022, me temë “Politika ekonomike dhe monetare në kushtet e luftës – implikimet për vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore”, të mbajtur në Vjenë, Austri.
Ai theksoi se ashtu si vendet e tjera, edhe Shqipëria po ndikohet nga inflacioni i lartë, i cili shënoi nivelin 8.3 për qind në muajin tetor.
Megjithatë ky nivel është një nga normat më të ulëta të inflacionit në rajon, ndërkohë që pjesa tjetër e vendeve të Ballkanit Perëndimor ka një normë mesatare inflacioni prej gati 16 për qind.
Lidhur me këtë, Guvernatori Sejko nënvizoi se ndryshe nga shumica e vendeve të tjera në rajon, kursi nominal i këmbimit në Shqipëri ka vazhduar të mbiçmohet, duke zbutur transmetimin e goditjeve të çmimeve të jashtme në ekonominë e vendit.
Monedha jonë, leku, është mbiçmuar mesatarisht me 2.5 për qind kundrejt euros gjatë vitit 2022, për shkak të të ardhurave të forta nga turizmi, IHD-ve të larta dhe primeve të qëndrueshme të rrezikut në tregjet tona financiare vendase. Kjo sjellje është përforcuar më tej nga një konvergjencë e ciklit të politikës sonë monetare me atë të Eurozonës.
Paralelisht me të, çmimi i rregulluar i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në Shqipëri ka ndihmuar në absorbimin e presioneve të huaja.
Përballë presioneve të forta dhe të qëndrueshme inflacioniste, Guvernatori Sejko nënvizoi se politika monetare duhet të orientohet drejt ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, si një parakusht për stabilitetin financiar dhe për rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit në afatin e gjatë.
Në këto rrethana, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një proces gradual normalizimi të politikës monetare, duke treguar kujdes që shpejtësia e këtij normalizimi të sigurojë kthimin e inflacionit në objektiv në një periudhë të arsyeshme kohore dhe me kosto sa më të ulëta për aktivitetin ekonomik.
Gjithashtu, Guvernatori vuri në dukje faktin se projeksionet e skenarit tonë bazë sugjerojnë se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet dhe se stabiliteti financiar i vendit do të mbetet i pacenuar, edhe në prani të normalizimit të qëndrimit të politikës monetare.
Duke u ndalur në veçanti në çështjen e stabilitetit financiar, Guvernatori Sejko u shpreh se nga analizat tona, sektori bankar shfaqet likuid, i mirëkapitalizuar dhe rezistent ndaj goditjeve, si në skenarin bazë ashtu edhe në skenarët teorikë më ekstremë.
Kjo rezistencë pasqyron, ndër të tjera, efektet pozitive të reformave strukturore të ndërmarra në drejtim të përmirësimit të mbikëqyrjes dhe rregullimit bankar, të konsolidimit të sektorit bankar, të fuqizimit të rrjeteve të sigurisë, si dhe të përmirësimit të sistemeve të brendshme të kontrollit të vetë bankave.
Megjithatë, Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të mbetet e vëmendshme ndaj çdo rreziku potencial mbi stabilitetin financiar, duke synuar marrjen në kohë të masave të nevojshme për garantimin e tij. Eksperienca e gjerë që Banka e Shqipërisë ka krijuar në administrimin e goditjeve në të shkuarën ofron një siguri më shumë për sektorin bankar dhe për vetë ekonominë shqiptare.
Në datën 21 nëntor 2022, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, me ftesë të Guvernatorit të Bankës Kombëtare të Austrisë, z. Robert Holzmann, mori pjesë në konferencën për integrimin ekonomik evropian 2022, me temë “Politika ekonomike dhe monetare në kushtet e luftës – implikimet për vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore”, të mbajtur në Vjenë, Austri.
Në konferencë merrnin pjesë përfaqësues nga bankat qendrore të vendeve të EQLJ-së, institucionet financiare ndërkombëtare, ekspertë, akademikë etj.
Qëllimi i kësaj konference ishte analizimi i ndikimit të krizave të njëpasnjëshme si lufta në Ukrainë, efektet e pandemisë COVID-19 dhe ndryshimet klimatike, në ekonomitë e vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore.
Pavarësisht natyrave të ndryshme, këto kriza kanë një efekt vendimtar në politikën ekonomike dhe monetare të vendeve.
Gjatë konferencës, u trajtuan çështje të tilla si: ndikimi i situatës së tensionuar gjeopolitike në ekonomitë e EQLJ-së; sfidat që inflacioni i lartë paraqet për politikën monetare; sfidat demografike; kriza aktuale e energjisë; dhe ristrukturimi drejt burimeve të energjisë së rinovueshme dhe furnizuesit alternativë.
Guvernatori Sejko ishte i ftuar në këtë konferencë si folës në panelin me temë “Këndvështrimi i bankierëve qendrorë lidhur me politikën monetare në këtë periudhë ndryshimesh”, në të cilin u diskutuan: sfidat me të cilat përballet ekonomia botërore nga rritja e çmimeve dhe e pasigurisë, roli i politikës monetare dhe politikave fiskale e financiare në stabilizimin e situatës, analizimi i rreziqeve potenciale mbi aktivitetin ekonomik dhe stabilitetin financiar etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City