LAJMI I FUNDIT:

Në duelin e parë ishte ngulfatur, McGregorit nuk i ka mjaftuar dhe e kërkon revanshin ndaj Khabibit

Në duelin e parë ishte ngulfatur, McGregorit nuk i ka mjaftuar dhe e kërkon revanshin ndaj Khabibit

Conor McGregor i ka kërkuar rivalit të vjetër Khabib Nurmagomedov një revansh, ndërsa i ka sugjeruar dagestanezit të zhduket nga karriera e tij luftarake.

Në tetor, irlandezi e thumboi atë pasi partneri i tij stërvitor për një kohë të gjatë, Islam Makhachev, fitoi titullin e peshës së lehtë në UFC 280.

Makhachev deklaroi në intervistën e tij pas luftës se tentimi për titullin në peshë të lehtë pas Khabib ishte gjithçka në planin e Abdulmanap Nurmagomedov.


Më pas McGregor shkroi në Twitter: “Unë kam sistemin për të lënduar këtë stil të luftimit, djema, po ju them. Vëllai po bën shaka. Nuk bëre asgjë sonte përveçse shkon kundër dëshirës së babait”.

Ai shtoi: “Nuk është ende plani i babait i përfunduar, mik. Ti e di. Njerëzit e tu e dinë dhe flasin për ty”.

McGregor nuk ka folur me të vërtetë për Khabib që atëherë, por të hënën pasdite, ai thirri kampionin më jetëgjatë të peshave të lehta në historinë e UFC në mediat sociale.

Kjo erdhi pasi Khabib solli së fundmi thënien e famshme të McGregor “këtu për të marrë përsipër” nga viti 2014 kur foli për stërvitjen e Islam Makhachev dhe kushëririt të tij, Usman Nurmagomedov, në skenë.

“Kam dëgjuar shumë kohë më parë kur një djalë po fliste për: ‘Ne jemi këtu për të marrë përsipër’. Por, ne jemi këtu për të marrë përsipër”, ka thënë Khabib.

Të hënën, luftëtari irlandez u kundërpërgjigj.

“Unë luftoj! Plani i babait tënd nuk është kurrë i plotë, sepse ti u largove dhe vrapove, vëlla. Zoti të bekoftë. Unë jam akoma këtu nëse dëshiron të duelosh përsëri. Por, frika jote nga disfata do të thotë se tashmë ke humbur. Ik nga gjithçka që dëshiron. Ne të gjithë humbasim në fund. Vdekja na merr të gjithëve. Unë nuk i frikësohem asgjëje përveç Zotit”, ka potencuar McGregor.

Në fillim të këtij viti, irlandezi pretendoi se do të kishte luftuar ‘shumë herë’ deri në fund të vitit 2023, atëherë kur do të dalë filmi i ardhshëm “Road House”.

Që nga thyerja e këmbës gjatë një humbjeje ndaj Dustin Poirier në korrik 2021, luftëtari MMA ka vendosur të futet në aktrim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Serie A
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Kalo në kategori