Bankat i bëjnë analizat dhe përllogaritjet përfundimtare për korrigjimin e normave të interesit për linjat bankare. Pas rritjes së normës bazë të interesit të Bankës Popullore, do të jetë e pashmangshme që të rriten edhe normat e interesit për kreditë dhe depozitat. Shoqata e bankave për Alsat thotë se bankat dhe kursimoret ndjekin masat dhe sinjalet e politikës monetare dhe secila prej tyre merr vlerësim dhe vendim për lartësinë e ndryshimit të normave të interesit.
“Disa anëtarë tashmë kanë bërë korrigjimin e normave të interesit, ndërsa me fillimin e vitit të ri qytetarët mund të presin rritje të caktuar të tyre, përveç të kredive me normë fikse të interesit, ku nuk do të ketë ndryshim. Goditja më e madhe pritet të jetë te kredive devizore dhe të denarit”, thonë nga Shoqata bankare.
Nga Banka Popullore njoftojnë se e kanë rritur normën bazë të interesit për 0,75 pikë shtesë dhe tani norma e interesit për bonot thesare është rritur në 4,25 për qind. Sipas Bankës Qendrore, kjo është një masë për të stimuluar kursimet, me të vetmin qëllim uljen e shpenzimeve në kohë inflacioni, sepse shpenzimet në vetvete nënkuptojnë presion të mëtejshëm ndaj lëvizjeve të inflacionit.
“Pritet që me këtë masë të përforcohen ndryshimet e iniciuara në politikën e interesit të bankave dhe se bankat do të ofrojnë norma më të favorshme të interesit për të gjitha kategoritë e depozitave në denarë, duke kontribuar në rritjen më të fortë të kursimeve në monedhën vendase. Në të njëjtën kohë, ky ndryshim do të kontribuonte në menaxhimin optimal të likuiditetit”, lajmërojnë nga Banka Popullore.
Banka Popullore thotë se interesi i depozitave për depozitat e reja ka arritur në 1,07 për qind, që është 0,22 pikë më shumë se shtatori i kaluar kur ishte 0,85 për qind.
Informacionet jozyrtare që Alsat ka marrë nga sektori bankar janë se në periudhën në vijim bankat nuk do të japin më kredi banesore me kamatë fikse. Pasiguria në tregun financiar e detyroi sektorin bankar të bën një lëvizje të tillë./Alsat
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Risteski: Rritja e pagës për 1.800 denarë është pak, do të kërkojmë rritje më të madhe
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite