Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka ngritur nivelin e gatishmërisë emergjente pas krijimit të situatës në terren nga të reshurat atmosferike në vendin tonë.
Mbështetur në të dhënat nga QOE-112 dhe drejtoritë komunale për mbrojtje dhe shpëtim, AME njofton se situata më e rënduar paraqitet në rajonin e Dukagjinit, ku ka dëme të ndryshme nga vërshimet.
Vërshime nga reshjet atmosferike me intensitet më të ulët, janë edhe në regjionet tjera, të cilat janë nën menaxhim dhe në monitorim të plotë nga QOE-112.
“Në bazë të vlerësimit dhe në koordinim të ngushtë me drejtoritë komunale përkatëse Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, AME-ja ka ngritur nivelin e gatishmërisë emergjente të QOE – 112 në tërë Kosovën”.
“Në të gjitha NJPZSH, gjithashtu është ngrit shkalla e gatishmërisë, përforcimi me ekipe shtesë, të cilat janë dukë u angazhuar në terren sipas gjendjes aktuale dhe vendeve me rrezikshmëri të lartë”.
“Grumbullimi i të të dhënave mbi situatën aktuale, është e përhershme nga qendrat operative të AME-së, analizohen dhe merren vendime si mbas situatës”.
AME thotë se MPB do të jetë e informuar rregullisht me qëllim të informimit të gjendjes aktuale, ndërmarrja e masave parandaluese, reagimi në vend të ngjarjes, si dhe eventualisht nevoja e ngritjes së gjendjes së gatishmërisë emergjente në nivel vendi.
“Përballë kësaj situate të krijuar nga të reshurat atmosferike, ju bëjmë thirrje të gjithëve për kujdes dhe vigjilencë të shtuar. Qendrat Operative Emergjente janë në gjendje gatishmërie 24/7, andaj ju lutemi të kontaktoni përmes numrit emergjent 112 rreth çdo vështirësi që mund te përballemi”, thuhet në fund./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve