LAJMI I FUNDIT:

Dwayne Johnson ka zbuluar sekretin e dukjes së tij të përkryer… Ja se çfarë ha aktori më i fuqishëm!

Dwayne Johnson ka zbuluar sekretin e dukjes së tij të përkryer… Ja se çfarë ha aktori më i fuqishëm!

Për aktorin Dwayne Johnson shumica mendojnë që është aktori më i fuqishëm dhe nuk është çudi që duke pasur parasysh si duket – pa asnjë grimë yndyrë, ndërkohë që çdo muskul i mundshëm në trupin e tij është i përvijuar qartë…

Kohë më parë ai ka dhënë një intervistë për revistën për meshkuj “Men’s Health” dhe ka treguar se si ia del. Në fakt, si shembull ka treguar planin rigoroz të ushqimit dhe stërvitjes për rolin në filmin “Adami i Zi” nga viti 2022.


Për të arritur dukjen e superheroit të vërtetë, Dwayne ka konsumuar gjashtë racione në ditë dhe jo çfarëdo….

Aktori, i njohur si “The Rock”, ka zbuluar që ka pasur një ekip të tërë kuzhinierësh dhe trajnerësh të cilit ishin të ngarkuar për planin e tij të ushqimit, transmeton Telegrafi.

Aktori ka pasur numër të saktë racionesh dhe ushtrimesh të nevojshme për arritjen e dukjes së supeheroit.

“Filloj ditën me vezë, mish, karbohidrate komplekse që gjenden në tërshërë dhe fruta, zakonisht papaja dhe boronica”, ka thënë Dwayne.

Pastaj, pasojnë stërvitja e mëngjesit dhe shpejt racioni i dytë rreth orës 10. Zakonisht ai përbëhet nga orizi, gjoksi i pulës dhe zarzavatet. Kryesisht deri në fund të ditësh është i njëjti lloj racioni i cili përbëhet nga kombinimi i artikujve të tjerë si: peshku, mishi i pulës, mishi i kafshëve të egra, patate të ëmbla dhe zarzavate.

Aktori gjithashtu pranoi se ai rrallë ha ushqim vetëm sepse ka shije të mirë. Pra, nëse nuk i shërben një qëllimi, as atë nuk do ta hanë.

“Babai më mësoi shumë herët, në moshën pesëvjeçare, të mos haja për të ngopur gjuhën, por të haja për të ushqyer trupin”, përfundoi ai.

Shikoni se si duket aktori në video:

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Rreth maceve

Rreth maceve

Stil
Kalo në kategori