LAJMI I FUNDIT:

“Në jetën time nuk jam dorëzuar kurrë”, Benzema reagon pas lëndimit që e la pa luajtur në Kupën e Botës

“Në jetën time nuk jam dorëzuar kurrë”, Benzema reagon pas lëndimit që e la pa luajtur në Kupën e Botës

Karim Benzema ka reaguar pas lajmit se do të mungojë për Francën në të gjithë Kampionati Botërorin “Katar 2022” për shkak të një dëmtimi në kofshë.

Të shtunën mbrëma, fituesi i Topit të Artë, Benzema u tërhoq nga skuadra e Francës për Kupën e Botës.

Sulmuesi po merrte pjesë në seancën e tij të parë në Katar dhe pësoi një dëmtim në kofshë përpara se skanimet të zbulonin shkallën e dëmtimit.


Ai tani ka reaguar ndaj lajmeve se nuk do të jetë në gjendje të përfaqësojë kombin e tij në turne.

“Në jetën time nuk jam dorëzuar kurrë, por sonte duhet të mendoj për ekipin siç kam bërë gjithmonë, kështu që arsyeja më thotë t’ia lë vendin tim dikujt që mund të ndihmojë grupin tonë të bëjë një Botëror të mirë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të mbështetjes!”, ka shkruar Benzema në Twitter.

Lëndimi i Benzemas është i fundit në një seri të gjatë për skuadrën franceze. Paul Pogba dhe N’Golo Kante u përjashtuan disa javë më parë, ndërsa Presnel Kimpembe dhe Christopher Nkunku të dy u desh të tërhiqeshin nga skuadra përfundimtare.

Është e paqartë ende se kë do të thërrasë Didier Deschamps për të zëvendësuar Benzeman, me disa emra që përmenden.

Deschamps ka kohë deri të hënën mbrëma për të zëvendësuar Benzeman, me vendimet e FIFA-s që thonë se zëvendësuesi mund të kërkohet deri në 24 orë përpara ndeshjes së parë të kombit të tyre. Franca e nis turneun e saj kundër Australisë më 22 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Gjejeni se kush jam unë" - lojtari francez befason të gjithë në tubim me Kombëtaren e Francës

Përfaqësueset
Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Ndërkombëtare
Fitore e madhe e Manchester Cityt kundër Ligës Premier, paneli shpall të jashtëligjshme rregulloret që ndalonte ‘qytetarët’ të merrte sponsorizime

Fitore e madhe e Manchester Cityt kundër Ligës Premier, paneli shpall të jashtëligjshme rregulloret që ndalonte ‘qytetarët’ të merrte sponsorizime

Premier League
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Premier League
Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

La Liga
Kalo në kategori