Kosova nga viti në vit po përballet me rënie të natalitetit, e një gjë e tillë konfirmohet edhe nga statistikat Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas këtyre statistikave në vitin 2021 kishte 22, 830 lindje, kurse po të njëjtat statistika tregojnë se në shtator të vitit 2022 janë regjistruar 2,279 lindje.
Duke u bazuar në dhënat administrative të ASK-së, për muajin shtator janë regjistruar të lindur 1,189 meshkuj dhe 1,090, femra.
Numër të madh të lindjeve nuk kishin shënuar as dy vitet paraprake. Në vitin 2019 kishte 21, 798 kurse në vitin 2020 ishin regjistruar 21, 907, raporton ASK.
Lidhur me shkaktarët e rënies së natalitetit në Kosovë për Telegrafin ka folur sociologia Flakë Ymeri. Sipas saj Kosova që nga pas lufta është duke u përballur me një rënie të tillë.
Ymeri thekson kushtet e rënda ekonomike si indikatorë që nxisin prindërit të mos lindin fëmijë, duke mos anashkaluar këtu as dinamikën e jetës së prindërve për ngritje akademike dhe në karrierë.
“Që nga pas lufta Kosova përballet me rënieje të natalitetit çështja pse po ndodhe kjo rrënje janë shumë faktorë duke përfshi kushtet e renda ekonomike dhe mos plotësimi i kushteve për fëmijët pastaj dinamika e jetës dhe angazhimi i prindërve ne ngritje akademike apo edhe jeta sociale dinamike”, theksoi ajo.
Në anën tjetër siç potencon sociologia Ymeri, Qeveria e Kosovës duhet të krijojë strategji financiare, që premton se fëmijët në Kosovë të kenë jetë të mirë sociale dhe ekonomike.
“Republika e Kosovës instucionet duhet te krijojnë një strategji për tu ndihmuar prindërit ne aspektin financiarë po ashtu edhe strategji sociale ku mund te përfshihen e ardhmja e këtyre fëmijëve, një strategji që premton që në vendin tonë do të ketë jetë të mirë sociale dhe ekonomike”, deklaroi ajo.
Se Kosovës do t’i kushtoi rënia e natalitetit e thotë edhe Ymeri. Ajo tha se në një të ardhme do të përballemi me mungesë të profesionistëve në profesione të ndryshme, e kjo ka një ndikim negativ edhe në aspektin e vlerave kulturore.
“Kosovës rënia e natalitetit do t’i kushtojë shume pasi ne një te ardhme të afërm do përballemi me popullatën e re dhe te mesme nuk do te ketë perspektivë dhe do te ndikojë jashtëzakonisht jo mire ne shëndetin mendore, pastaj do përballemi edhe mangësinë e shume profesionisteve dhe mund të ketë edhe ndikim negativ ne aspektin e vlerave kulturore e tradicionale sepse pastaj ne mund te rrezikohemi qe te shume kultura te kombinuara do ta përplasin shoqërinë tonë andaj duhet krijuar politika ekonomike , sociale e kulturore në mbështetje te prindërve dhe gjithë shoqërisë për ta rritur natalitetin”, përfundoi sociologia Ymeri.
Për rënien e numrit të popullsisë në Kosovë, është shprehur i shqetësuar edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Ditë më parë në tryezën “Perspektiva Demografike e Kosovës në Botën e Mundësive të Pafundme”, Konjufca tha se nga viti 1981, Kosova ka 400 mijë banorë më pak.
Ai shtoi se nuk duhet të lejohet që të vijë viti 2060 e të thuhet që Kosova ka rënë në 1.2 milionë banorë.
“Aseti më i rëndësishëm për Kosovën është rinia, por duhet ta kemi parasysh që Kosova për çdo vit është më pak e re, shtetet bëjnë përpjekje që ta ruajnë popullsinë e tyre, edhe Kosova duhet ta bëjë këtë dhe po mundohet për këtë. Mirëpo, të gjithë jemi të brengosur se në vitin kur kam lindur unë dhe kur po flasim, Kosova i ka 400 mijë banorë më pak. Kurse ne jemi vendi me natalitetin më të lartë në Evropë, kjo tregon se çka ka ndodhur me të vërtetë. Kjo çështje duhet të jetë në fokus të mobilizimit të të gjitha institucioneve tona për të bërë një plan nacional dhe gjithëpërfshirës. Për këto shifra të cekura më lartë, po flas për vitin 1981 kur është bërë regjistrimi i popullsisë, Kosova ka pasur përafërsisht 2 milionë banorë, dhe sot thuhet që është 1.6 milionë banorë”, theksoi ai.
Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës pak muaj më parë, mori vendim për caktimin e datës së Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS) në Kosovë.
Sipas këtij vendimi, REKOS do të realizohet në periudhën kohore, nga data 1 shtator deri më 16 tetor 2023. Ndërkohë, që obligohet çdo banor i Republikës së Kosovës, që gjatë Regjistrimit, zyrtarit për regjistrim t’ia ofrojë të gjitha të dhënat e sakta për vete dhe për të afërmit e tij/e saj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje