LAJMI I FUNDIT:

Anglia del kundër FIFA-s dhe rregullave të Katarit: Jemi gati t’i pranojmë gjobat, por shiriti me ngjyrat e ylberit do të qëndrojë në krahun e Harry Kane

Anglia del kundër FIFA-s dhe rregullave të Katarit: Jemi gati t’i pranojmë gjobat, por shiriti me ngjyrat e ylberit do të qëndrojë në krahun e Harry Kane

Kanë mbetur edhe 24 orë deri në fillim të Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.

Është një botëror më ndryshe pasi për herë të parë do të zhvillohet në stinën e dimrit dhe Katari si shtet ka disa rregulla më strikte.


Nuk lejohet që kombëtaret të bartin shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit dhe kushdo që do ta mbajë atë do të gjobitet nga FIFA.

Megjithatë anglezët pritet të dalin kundër rregullave të FIFA-s dhe atyre të Katarit, pasi janë të vendosur që në krahun e kapitenit Harry Kane do të jetë shiriti me ngjyrat e ylberit ku shkruhet ‘One Love’.

Shefi ekzekutiv i FA, Mark Bullingham, ka thënë për Sky News se ata janë gati të gjobiten për kapitenin e Anglisë, Harry Kane, që mban shiritin “One Love” në Kupën e Botës.

“Ata nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje për letrën tonë”, tha Bullingham për Sky News.

“Mendoj se ka mundësi që të gjobitemi dhe nëse gjobitemi, atëherë do ta paguajmë gjobën. Ne mendojmë se është vërtet e rëndësishme të tregojmë vlerat tona. Dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë”, deklaroi Bullingham. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori