LAJMI I FUNDIT:

​Murati e Hoti përplasen për buxhetin e vitit 2023

​Murati e Hoti përplasen për buxhetin e vitit 2023

Kuvendi i Kosovës me 64 vota pro, ka miratuar sot në parim Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2023. Buxheti për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro, kurse të hyrat buxhetore do të arrijnë vlerën prej 2 miliardë e 884 milionë euro.

Pos përplasjeve në Kuvendin e Kosovës, pozita dhe opozita janë “përplasur” edhe virtualisht në rrjetin social Facebook.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria majtiste e LVV-së ka ngritur shpenzimet për renovimin e terminaleve doganore që tashmë i ka shtetëzuar.


Hoti thotë se me këto para do  të ishin ndërtuar 20 çerdhe për fëmijë.

“Këta majtistë që po qeverisin i shtetëzuan terminalet doganore. Por tani shpenzimet e terminaleve doganore nuk i paguajnë bizneset, por qytetarët përmes taksave.

Shihni buxhetin e Doganës së Kosovës për 2023 dhe dy vitet në vijim: 9.1 mil euro do të shpenzohen për renovim të terminaleve doganore. Këto janë taksa të qytetarëve.

Me një vlerësim prej 400-500 mijë euro për ndërtimin e një çerdheje, kjo shumë do të mund të shkonte në ndërtimin e 20 çerdheve për fëmijë”, ka shkruar Hoti.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur kundër reagimi nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti do të ndërtojë edhe terminale shtetërore edhe çerdhe, derisa sipas tij ata që kanë qeverisur më parë nuk e bënë asnjërën.

“Le ta pyet dikush deputetin Hoti se, sa çerdhe i patën ndërtu me paratë që i paskan kursy nga privatizimi terminaleve gjatë kohës sa ky me partinë e tij kanë qenë në qeverisje.

Qeveria jonë po i bën edhe terminalet shtetërore, edhe çerdhet!

Ata para nesh, as terminale, por as çerdhe.

Madje edhe ato pak çerdhe që ishin ndërtuar nga komunat, i kanë lënë pa staf.

U desh të vinte Qeveria jonë, që të alokohej edhe stafi prej 243 personave për të funksionalizuar çerdhet që kishin mbetur të pafunksionalizuara nëpër komuna”, ka shkruar Murati.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Ekonomi
Kalo në kategori