LAJMI I FUNDIT:

Kthimi në Kuvendin e Kosovës, Lista Serbe: E bëmë për ta penguar planin e Kurtit dhe Trajkoviqit për ta ndryshuar Kushtetutën

Kthimi në Kuvendin e Kosovës, Lista Serbe: E bëmë për ta penguar planin e Kurtit dhe Trajkoviqit për ta ndryshuar Kushtetutën

Lista Serbe ka dalë me një sqarim pasi që nëntë deputetë të rinj të kësaj partie u betuan sot në Kuvendin e Kosovës, duke zëvendësuar kështu deputetët e dorëhequr ditë më parë.

Në sqarimin e tyre, Lista Serbe ka theksuar se “vendimi i sotëm strategjik ka penguar drejtpërdrejt realizimin e planit të Albin Kurtit dhe serbëve të përshtatshëm për të ndryshuar Kushtetutën dhe ligjet që garantojnë të drejtat e popullit serb në Kosovë”.

Më tej thuhet se synimi i Kurtit dhe i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviqit ishte të votonin ndryshimet kushtetuese.


“Synimi i Kurtit dhe Rada Trajkoviqit, por edhe të tjerëve si ajo, ishte të votonin ndryshimet kushtetuese që do të çonin në shfuqizimin e komunave serbe, heqjen e pronave nga Kisha Ortodokse Serbe, heqjen e gjuhës serbe, të drejtën e përfaqësimit në institucione etj”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Partia më e madhe serbe në Kosovë e cila ka mbështetjen edhe të Beogradit zyrtar, ka shtuar se ky vendim në asnjë mënyrë nuk do ta ndalë procesin e largimit nga institucionet e Kosovës në veri, si kundërpërgjigje ndaj shkeljes së marrëveshjes së Brukselit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori