LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi Andrew Forrest nis themelimin e fondit prej 25 miliardë dollarësh për rindërtimin e Ukrainës

Miliarderi Andrew Forrest nis themelimin e fondit prej 25 miliardë dollarësh për rindërtimin e Ukrainës

Miliarderi australian i minierave Andrew Forrest ka nisur themelimin e një fondi prej 25 miliardë dollarësh për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta.

Forrest dhe gruaja e tij kanë dhënë 500 milionë dollarë për fondin, për të cilin organizatorët thonë se mund të rritet në 100 miliardë dollarë.

Iniciativa “Rritja e Gjelbër e Ukrainës” planifikon të investojë në infrastrukturën parësore si energjia dhe rrjetet e telekomit.


“Ne do të përfitojmë nga fakti se ajo që rusët kanë shkatërruar mund të zëvendësohet lehtësisht me infrastrukturën më të fundit, më moderne të gjelbër dhe dixhitale”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Që nga fillimi i punës për fondin, Forrest tha se kishte diskutuar planin me një numër liderësh botërorë, duke përfshirë presidentin amerikan Joe Biden, ish-kryeministrin britanik Boris Johnson dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Presidenti [Zelensky] e sheh këtë si një mundësi për të zëvendësuar plotësisht stacionet e vjetra të energjisë bërthamore me qymyr [dhe] me energji të re të gjelbër. Ai kapital do të jetë i disponueshëm në momentin që forcat ruse të janë larguar nga Ukraina”, tha Forrest për BBC.

Forrest pasurinë e tij e bëri nga bumi i minierave në Australi. Ai është themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i gjigantit të mineralit të hekurit Fortescue Metals.

Vitet e fundit ai e ka kthyer vëmendjen te teknologjia e qëndrueshme, me iniciativa për të dekarbonizuar operacionet e tij minerare dhe për t’u bërë një prodhues i madh i hidrogjenit të gjelbër. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita

Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita

Auto Mita
Hapet resorti më i ri në Golem,

Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet

Fafa Resort
​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

Ekonomi
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
Jetoni në det, jetoni në luks, jetoni në

Jetoni në det, jetoni në luks, jetoni në "Holiday In 2"

Edil Project
Kalo në kategori