LAJMI I FUNDIT:

Haziri: SHBA i ka dhënë shenjat e para të rivlerësimit të raporteve me funksionarët e Kosovës

Haziri: SHBA i ka dhënë shenjat e para të rivlerësimit të raporteve me funksionarët e Kosovës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaroi të enjten se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë i kanë dhënë shenjat e para të rivlerësimit të raporteve me funksionarët e Kosovës.

Në llogarinë e tij në Facebook, Haziri shkroi se ‘këshilla’ e mikut më të madh të shqiptarëve të Kosovës për të mos udhëtuar, është lloj sanksionimi.

Këto deklarata ai i ka bazuar në raportimet se Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka udhëzuar tre ministra të Qeverisë Kurti që të mos udhëtojnë drejt SHBA-së në këtë kohë kur Kosova gjendet në krizë.


“SHBA do t’i ruaj përjetësisht marrëdhëniet me popullin e Kosovës, por do t’i dëmtojë raportet me funksionarët kur e humbin udhën. SHBA tashmë i ka dhënë shenjat e para të rivlerësimit të raporteve me funksionarët e Kosovës. ‘Këshilla’ e mikut më të madh të shqiptarëve të Kosovës për të mos udhëtuar, është lloj sanksionimi. Kjo është fatale dhe alarmante”, shkroi Haziri. /Telegrafi/