LAJMI I FUNDIT:

Reklama e re e Nike për Kupën e Botës është një nga më të mirat që ata e kanë xhiruar ndonjëherë

Reklama e re e Nike për Kupën e Botës  është një nga më të mirat që ata e kanë xhiruar ndonjëherë

Nike ka publikuar reklamën e saj zyrtare për Kupën e Botës 2022, me fansat e futbollit që e pëlqyen dhe shumë prej tyre e kanë konsideruar si një nga më të mirët e bërë ndonjëherë.

Gjiganti i veshjeve sportive ka një histori të gjatë dhe të shquar në krijimin e reklamës perfekte.


Ata lëshuan reklamën e re të tyre me talentët e  klasit botëror që do ta shikoni gjatë javëve të aksionit të pandërprerë të futbollit në Katar 2022.

Videoja fillon me disa fëmijë që luajnë në një fushë të hapur, ndërsa janë afër një objekti ku janë të vendosur një grup shkencëtarësh.

Shkencëtarët teleportojnë superyllin e Francës, Kylian Mbappe, në një dhomë testimi së bashku me legjendën braziliane Ronaldinho, i cili është krijuar në mënyrë dixhitale për t’u dukur sikurse në ditët e shkëlqimit të tij në Barcelonë.

Më pas, një shkencëtar i thotë dyshes se ata kanë krijuar një test për të përcaktuar se kush është më i mirë mes Mbappe dhe Ronaldinho.

Laboratori shndërrohet në një fushë futbolli, në mënyrë që të dy futbollistët të mund të rivalizojnë me aftësitë e tyre.

I emocionuar nga ajo që po shikojnë, një anëtar i stafit pyet nëse mund ta përfshijë Ronaldon. Edhe ai futet në lojë.

Video kthehet në Japoni në vitin 2002, ku sulmuesi brazilian po darkonte me japonezë. Ronaldo Nazario i asaj kohe futet për të përballur me Mbappen dhe Ronaldinhon. Ai futet në video me prerjen e flokëve të asaj kohe.

Pastaj shtohen edhe disa legjenda të tjera, të shkuara dhe të tashme. Këtu përfshihet edhe Cristiano Ronaldo, i cili thotë: “Hajde djema”.

Edhe yjet e futbollit të femrave përfshihen. Alex Morgan dhe Sam Kerr janë pjesë e videos.

Virgil van Dijk dhe Edgar Davids përfaqësojnë Holandën me hijeshi, ashtu si Kevin De Bruyne përfaqëson Belgjikën.

Video del të jetë e jashtëzakonshme, për më shumë shijojeni edhe ju dhe vëni një notë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori