LAJMI I FUNDIT:

Përmbyset ambulanca në Lezhë, plagoset infermieri dhe tre persona të tjerë

Përmbyset ambulanca në Lezhë, plagoset infermieri dhe tre persona të tjerë

Një autoambulancë është aksidentuar të enjten në autostradën Tiranë-Lezhë në afërsi të karburant “Paluca”.

Sipas burimeve, ambulanca është e spitalit të Rrëshenit dhe po transportonte një të sëmurë.

Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar një infermier dhe 3 të moshuar, 2 gra dhe një burrë.


Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit nga një kthesë e fortë që ndodhet në këtë aks rrugor, raporton euronews.al. /Telegrafi/