LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë: SHBA po punon në atë për të mësuar se çfarë në të vërtetë ka ndodhur në Poloni

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë: SHBA po punon në atë për të mësuar se çfarë në të vërtetë ka ndodhur në Poloni

Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se nuk kanë konfirmim për sulm me raketa apo predha në Poloni, por zyrtarët amerikanë janë duke punuar në atë për të mësuar se çfarë në të vërtetë ka ndodhur.

Zyrtarët amerikanë gjithashtu po monitorojnë raportimet e shumta për sulme me raketa në Ukrainë gjatë ditëve të fundit, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësja e Këshillit për Siguri Kombëtare, Adrienne Watson, ka njoftuar përmes një postimi në Twitter se ka parë raportimet nga Polonia, por se gjithashtu po punojnë në atë për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur.


“Kemi parë raportimet për Poloninë, dhe jemi duke punuar me qeverinë polake për të mbledhur sa më shumë informacione. Nuk mund të konfirmojnë raportimet apo çfarëdo detaji tani. Do të përcaktojmë se çfarë ka ndodhur dhe cilët do të jenë hapat e ardhshëm”, shtoi Watson.

Vedant Patel, zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk mund të konfirmojnë raportimet për sulme me raketa në territorin e Polonisë, ku si pasojë humbën jetën dy persona.

E pyetur nga gazetarja e CNN-it, Kylie Atwood, të komentojë deklaratën e ministrisë ruse të Mbrojtjes, Patel theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk po tenton të eskalojnë situatën.

“Kemi parë raportimet që tashmë të gjithë i panë, dhe jemi duke bashkëpunuar me qeverinë polake për të mbledhur sa më shumë informacione”, shtoi Patel në një konferencë për media. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Kalo në kategori