LAJMI I FUNDIT:

Faza finale e kampionatit botëror të video-lojës PUBG në Dubai fillon së shpejti

Faza finale e kampionatit botëror të video-lojës PUBG në Dubai fillon së shpejti

Skuadrat më të mira të botës në video-lojën PUBG do të garojnë në finalet e turneut PUBG Global Championship 2022, për një grup çmimesh që arrin vlerën 2 milion dollarë.

Gjithsej 16 skuadra me nga katër lojtarë do të garojnë në 20 ndeshjet finale të kampionatit botërorë të video-lojës PUBG.


Finalet do të zhvillohen në Dubai nga 17-20 nëntor në Sallën Veriore të Qendrës Ekspozita të Dubait, Expo City.

Për ekipet pjesëmarrëse do të ndahen 2 milion dollarë, ku 600.000 dollarë do të shkojnë fituesin i cili do të shpallet kampion botëror.

Të gjitha ndeshjet do të transmetohen në kanalin zyrtar të PGI në platformën Twitch për tri ditë radhazi.

Më poshtë i gjeni ekipet pjesëmarrëse në fazwn finale të kampionatit botëror të PUBG në Dubai:

1.17
2.Freecs
3.CERBERUS Esports
4.Daytrade Gaming
5.Danawa e-sports
6.Entropiq
7.eUnited
8.The Expendables
9.FaZe
10.Na’Vi
11.OVERPEEKERS
12.Question Mark
13.TakeMeAway Gaming
14.Twisted Minds
15.Wildcard Gaming
16.YAHO

/Telegrafi/