Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 14 nëntor 2022, ka ngritur aktakuzë ndaj Izet Sheqirit, Faton Vrajollit, Kadri Sheqirit, Kadri Rrahimit, Fehmi Bytyqit, Hyzri Sheqirit dhe Naim Morinës, lidhur me rastin e 400 kilogramëve kokainë.
Në aktakuzë thuhet se prokurori i rastit, Valdet Gashi, i ka propozuar gjykatës që të konfiskohen pasuri të luajtshme që kanë qenë objekte të veprave penale në këtë rast.
Sipas aktakuzës, prokurori Gashi ka propozuar që të konfiskohen 17 pako të mëdha, në të cilat kanë qenë 400 paketime me substancë narkotike të llojit kokainë në peshë prej 400 kg.
Sipas këtij propozimi të prokurorit, në njërën nga pakot e kokainës, thuhet se kanë qenë 16 paketime, të gjitha me mbishkrimin “Velho Barriero CACHACA”.
Tutje, në aktin akuzues thuhet se është propozuar të konfiskohet edhe kamioni i tipit “DAF”, kamion ky pronë e kompanisë “MC FOOD”, me pronar tani të akuzuarin Izet Sheqiri.
Po ashtu, gjykatës i është propozuar të konfiskohen edhe një rimorko, po ashtu edhe kjo pronë e kompanisë “MC FOOD”.
Prokurori Gashi, thuhet se ka propozuar që të konfiskohet edhe kontejneri Frigo, me të cilin sipas aktakuzës thuhet se është transportuar edhe substanca narkotike në kompaninë “MC FOOD”.
Tutje, sipas aktit akuzues Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohen edhe makinat, si automjeti i tipit “Audi” A8, pronë e kompanisë “MC FOOD”, automjeti i tipit “Passat” 3cc, po ashtu edhe ky automjet pronë e kompanisë “MC FOOD”, por që sipas aktit akuzues thuhej se ishte në shfrytëzim tek i pandehuri Faton Vrajolli, automjeti i tipit “Mercedes”, pronë e të pandehurit Fehmi Bytyqi dhe automjeti i tipit “Passat”, në shfrytëzim tek i pandehuri Hyzri Sheqiri, rapoton “Betimi për Drejtësi”.
Prokuroria, për këtë rast ka propozuar që të konfiskohen edhe armë.
Sipas aktit akuzues, prokurori Gashi ka propozuar që të konfiskohet revolja e tipit “Tulla Tokarec”- TT-33 dhe 43 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm, pronë e të pandehurit Izet Sheqiri si dhe një revole me gaz, pronë e të pandehurit Kadri Sheqiri.
Po ashtu, PSRK ka propozuar që të sekuestrohen para të gatshme në vlerë prej afro 26 mijë euro.
“Para të gatshme, kartë monedha në vlerë prej 24.000 euro (njëzet e katër mijë), të cilat janë sekuestruar në kompaninë “MC FOOD”. Para të gatshme, kartë monedha në vlerë prej 1.620,00 euro (njëmijë e gjashtëqind e njëzet), të cilat janë sekuestruar tek i pandehuri Izet Sheqiri”, thuhet në aktakuzë.
Po ashtu, në fund prokuroria ka kërkuar që të pandehurve t’iu vazhdohet masa e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, pasi siç thuhet në aktakuzë ende ekzistojnë kushtet për masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak.
Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” ka sjellë detaje të aktakuzës, për veprimet të cilat akuzohet pronari i “MC FOOD”, Izet Sheqiri.
Në aktakuzë po ashtu janë dhënë detaje lidhur me akuzat tjera, për gjashtë të akuzuarit e tjerë në këtë rast. /BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze