LAJMI I FUNDIT:

Kumanovë, persona të maskuar dhe të armatosur përpiqen t’i sulmojnë dy të rinj

Kumanovë, persona të maskuar dhe të armatosur përpiqen t’i sulmojnë dy të rinj

Në rrjetet sociale janë shpërndarë këto pamje të cilat i referohen orëve të para pas mesnate (14.11.2022). Në lagjen “Orta Bunarë” në Kumanovë mësohet se dy të rinjë shqiptar ishin cak i një sulmi, motivi i të cilit nuk dihet.

Sipas denoncuesve, bëhet fjalë për 12-14 persona të maskuar, të organizuar dhe të armatosur me armë të ftohta.

Rasti është denoncuar në polici dhe po punohet për zbardhjen.


Të rinjët që ishin cak i sulmit kanë deklaruar se nuk kanë pasur zënka paraprake më ndonjë person ose grup të caktuar. Në atmosferën e kamerave të sigurisë dëgjohen fyerje në gjuhën maqedonase./Alsat.mk