LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Skandaloze kërkesa e ministrit Murati që bizneset t’i rrisin pagat

Tahiri: Skandaloze kërkesa e ministrit Murati që bizneset t’i rrisin pagat

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri e ka quajtur skandaloze deklaratën e ministrit të Financave, Hekuran Murati lidhur me kërkesën që sektori privat t’i rris pagat për punëtorët.

Sipas Tahirit, është e palogjikshme nga një ministër të kërkojë një gjë të tillë nga bizneset, kur sipas tij, ai e ka në dorë rritjen e pagave për sektorin publik e nuk e ka sjellë në Kuvend Ligjin për Paga.


“Argumenti i parë është deklarata skandaloze e ministrit të Financave, ai thotë sektorit privat dilni dhe rritni rrogat e punëtorëve të juaj se iu ka rrit fitimi, për derisa në këtë buxhet në këtë sesion nuk e ka sjellë Ligjin e Pagave që e ka në dorë. Ministri Murati e ka në dorë rritjen e pagave për sektorin publik dhe buxhetin për këtë punë, as nuk e ka sjellë në linjë buxhetore për këtë ligj, as ligjin, e mbi të gjitha koeficientin”, ka thënë Tahiri.

Ditë më parë, Murati ka kërkuar që bizneset duhet t’ua rrisin pagat punëtorëve gjë që bashkë me rritjen e çmimeve, shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet.

“Bizneset t‘i rrisin pagat e punëtorëve. Çmimet janë rritur, por bashkë me çmimet, shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet. Andaj është koha që fitimet e shtuara, bizneset t’i ndajnë me ata që ua mundësojnë të kenë fitim – pra punëtorët. Sidomos tani kur jeta është bërë më e vështirë si rezultat i çmimeve më të larta”, pati shkruar Murati në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori