LAJMI I FUNDIT:

Osmani nis takimin me partitë politike pa AAK-në e Listën Serbe – prezent janë Nenad Rashiq dhe ish-ministri Jabllanoviq

Osmani nis takimin me partitë politike pa AAK-në e Listën Serbe – prezent janë Nenad Rashiq dhe ish-ministri Jabllanoviq

Ka nisur takimi i presidentes Vjosa Osmani me subjektet politike, ku pritet të diskutohet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

Në takim po marrin pjesë përfaqësues të të gjitha partive politike, përfshirë edhe komunitetet me përjashtim të AAK-së, e cila deklaroi sot gjatë ditës që nuk do të marr pjesë.

Këtë takim e ka bojkotuar edhe Lista Serbe.


Prezent në takim janë parë Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresive dhe ish-ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë Mustafa, kryetari aktual i Partisë Serbe të Kosovës, Aleksandar Jablanoviq.

Në takim po marrin pjesë përfaqësues nga PDK-ja, Betim Gjoshi, nga LDK, Imri Ahmeti, dhe nga partitë tjera minoritare, Emilija Rexhepi nga NDS, Elbert Krasniqi nga IRKD, Duda Balje nga SDU dhe Faton Peci nga Lista Guxo.

Në takim po merr pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Osmani pas konsultimit me partitë politike, pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të këtyre katër komunave brenda afateve ligjore.

Lidhur me shpalljen e zgjedhjeve në këto komuna, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se do të pres vendimin e presidentes Vjosa Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori