LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Me Shqipërinë bashkë i filluam negociatat, synimi është që edhe t’i përfundojmë bashkë

Kovaçevski: Me Shqipërinë bashkë i filluam negociatat, synimi është që edhe t’i përfundojmë bashkë

“Marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë asnjëherë nuk kanë qenë më të mira nga ajo që janë sot dhe lirisht mund të themi se si dy fqinj munden dhe duhet të bashkëpunojnë”.

Këtë e theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në paraqitjen zyrtare në mbledhjen e sotme të përbashkët të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Shkup.

“Jo shumë kohë më parë, i gjithë Ballkani mbeti peng i politikave retrograde. Ishte i nevojshëm vizion që të shihet rajoni si tërësi, shtetet e tij si pjesë e tërësisë dhe të veprohet në drejtim të së ardhmes së përbashkët evropiane. Nevojiteshin udhëheqësi progresive të cilat mund të ngriteshin mbi interesat personale politike dhe liderë të cilët shohin para dhe drejt së nesërmes. Më se e qartë është se bashkë gjithnjë mundemi më shumë sepse për pak vite përmes vullnetit të sinqertë politik për progres ne arritëm edhe më shumë se ajo që atëherë mund të mendohej. Marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë asnjëherë nuk kanë qenë më të mira nga ajo që janë sot. Lirisht mund të themi se jemi shembull si dy fqinj, munden dhe duhet të bashkëpunojnë”, tha kryeministri Kovaçevski.


Ai foli edhe për bashkëpunimin në kushte të krizës si në kuadër të nismës Ballkani i Hapur edhe në kuadër të Procesit të Berlinit, në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit në sferën e mbrojtjes si partnerë të barabartë të besueshëm të NATO-s dhe të SHBA-së.

“Disa nuk besonin, por ja ku jemi, së bashku, kemi shkelur në integrimet evropiane. Më 19 korrik të dy në emër të vendeve dhe qytetarëve tanë, patëm nderin të dëgjonim fjalët ‘i shënoj negociatat të hapura’ të folura nga ministri çek i punëve të jashtme. Ndihma dhe mbështetja juaj në tryezën politike gjatë atyre ditëve në Bruksel është e paçmueshme dhe do ta kujtoj dhe do ta vlerësoj përgjithmonë”.

“Siç thonë, miqtë njihen në telashe dhe ju Edi dhe ju kolegë të respektuar nga Shqipëria, keni treguar miqësi të vërtetë dhe të sinqertë dhe mbështetje pa rezervë në rrugën evropiane, por edhe gjatë anëtarësimit tonë në NATO. Ne kemi të njëjtin synim anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Si qeveri progresive kemi bërë shumë përpjekje dhe kemi treguar se përparim mund të arrihet vetëm me bashkëpunim”, potencoi Kovaçevski, duke theksuar rëndësinë e realizimit të projekteve për lidhjen infrastrukturore të dy vendeve.

Në lidhje me luftën në Ukrainë, kryeministri Kovaçevski theksoi se vendi u reshtua qartë në linjën e politikës së jashtme të BE-së, ndërsa këtë e bëri edhe Shqipëria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Kronika e Zezë
Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Lajme
Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok  – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kronika e Zezë
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Kalo në kategori