LAJMI I FUNDIT:

Enea Koliçi më i miri i xhiros së 17-të në Albi Mall Superligë

Enea Koliçi më i miri i xhiros së 17-të në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall , vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Çmimi i më të mirit për javën e 17-të i ka takuar portierit të SC Gjilani , Enea Koliçi.


Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Agim Maliqi, Sejdi Bojku dhe Besim Slishani.

Komisioni vlerësoi se portieri Koliqi ishte më i merituari që skuadra e tij realizoi fitore shumë të rëndësishme si mysafire kundër Llapit (1:0).

Ai gjatë lojës u tregua vendimtar me disa në intervenime, duke mos lejuar që porta e tij të mposhtet.

Çmimi “Ylli i Javës” për Enea Koliçin e ndau Edona Ramadani, menaxhere e blerjes dhe furnizimit në Albi Mall.

Pasi mori çmimin, Koliqi për faqen zyrtare të FFK-së theksoi: “Faleminderit shumë komisionit, ky është një vlerësim i rëndësishëm për mua, të cilin dua t’ia dedikoj klubit dhe bashkëlojtarëve të mi. Ndeshja me Llapin ishte shumë e vështirë dhe e përgëzoj ekipin për angazhimin. Jam i lumtur që dolëm me pikë të plota nga kjo sfidë. Tani ka mbetur edhe një ndeshje e vështirë për ne, por shpresoj ta mbyllim këtë stinor vjeshtor sa më mirë”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori