LAJMI I FUNDIT:

Sveçla viziton Jarinjën e Koshtovën: Vendosmëria e zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit, janë garanca për paqe

Sveçla viziton Jarinjën e Koshtovën: Vendosmëria e zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit, janë garanca për paqe

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vizitoi këtë të shtunë pikën e kalimit kufitar në Jarinjë, stacionin e policisë kufitare atje si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë.

Atje ministri ka takuar zyrtarët dhe përgjegjësit policorë si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës.

“Sot vizitova pikën e kalimit kufitar në Jarinjë, stacionin e policisë kufitare atje si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë ku takova zyrtarët dhe përgjegjësit policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës”, shkroi Sveçla në Facebook.


Tutje, tha se vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanca për ruajtjen e paqes e sigurisë.

Në pjesën veriore të vendit ditëve të fundit janë krijuar tensione, pasi serbët kanë dhënë dorëheqje nga institucionet, të mbështetur nga Beogradi zyrtar.

Dorëheqjet kanë filluar më 5 nëntor, një ditë pasi Qeveria e Kosovës nisi të zbatojë planin prej tri fazash për konvertimin e targave nga ato të paligjshme serbe në targa RKS. /Telegrafi/