LAJMI I FUNDIT:

Idrizi: Nuk i shfrytëzuam rastet dhe pësuam

Idrizi: Nuk i shfrytëzuam rastet dhe pësuam

Trepça ’89 ka pësuar humbje pas dy fitoreve të njëpasnjëshme në kampionat.

‘Minatorët’ u mposhtën në udhëtim te Dukagjini me rezultat minimal 1-0 falë një goli të shënuar nga Iljesa Zulfiu kur kaluan një orë lojë.

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi tha se skuadra e tij nuk i shfrytëzoi rastet dhe pësoi.


“E kemi pritur se do të jetë ndeshje e fortë, por mendoj kur nuk i shfrytëzon rastet atëherë pëson. Në pjesën e parë ne krijuam raste dhe dominuam, por pësuam pastaj gol nga një pakujdesi apo nga asgjëja”.

“U ndëshkuam, por unë jam i kënaqur me angazhimin. Ndoshta sot na mungoi vetëm konkretizimi, megjithatë na mbetet të ecim para. Nuk funksionoi vetëm sulmi, pasi kishim shumë gjuajtje drejt portës së Dukagjinit, sidomos në pjesën e parë”, ka thënë Idrizi.

Me këtë fitore Dukagjini ngritët në pozitën e pestë në tabelë me 21 pikë, derisa 89-shi mbetet në vendin e nëntë me 18 sosh.

Ndeshjen e ardhshme Dukagjini luan në udhëtim te Ferizaj, derisa Trepça ’89 para adhuruesve të vet luan përballë Prishtinës.  /Telegrafi/