LAJMI I FUNDIT:

Munishi: Lojtarët dhanë maksimumin, Drenica u mbrojt mirë

Munishi: Lojtarët dhanë maksimumin, Drenica u mbrojt mirë

Prishtina ka pësuar humbje befasuese në shtëpi nga Drenica me rezultat minimal 0-1 në kuadër të xhiros së 17-të në Albi Mall Superligë.

Kryeqytetasit tani janë katër ndeshje pa fitore, por ende mbesin në pozitën e katërt në tabelë.


Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi ka folur pas ndeshjes duke thënë se djelmoshat e tij luftuan shumë, por meritë për fitoren e Drenicës ka edhe portieri i ri Altin Gjokaj që bëri disa pritje të mëdha.

“Ishte një gol i hershëm, por nuk ishte gabim i lojtarit, pasi topi mori trajektore të çuditshme. Lojtarët dhanë 120 për qind”.

“Lojtar i ndeshjes ishte portieri i Drenicës, i cili ishte në formë të mirë. Përgëzoj lojtarët e mi për karakterin e treguar dhe neve na mungoi vetëm goli. Kemi hyrë në presionin e rezultateve dhe kjo sigurisht se ka ndihmuar në lojën me Drenicën”.

“Drenica është mbrojtur shumë mirë me dhjetë lojtarë në shumicën e kohës, derisa portieri priti disa gjuajtje”.

“Edhe pse ishte mbrojtje e ngjeshur, ne krijuam katër apo pesë raste të pastra për gol. Është kampionat i vështirë, por nuk duhet të ndalemi dhe me një luftë të tillë mund të kthehemi te rezultatet pozitive”, ka thënë Munishi.

Me këtë fitore Drenica ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë me 20 pikë, derisa Prishtina mbetet në vendin e katërt me 23 sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori