Detaje të reja janë bërë me dije nga operacioni i ditës së djeshme në fshatin Drenovicë, të njësisë administrative Kutalli në Berat, ku u zbulua një fermë kanabisi.
Top Channel raporton se në pranga kanë rënë Hamdi Dyli, Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Blerim Xheka, Bashkim Mema, Edison Mema, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha, Samoel Lushaj, Drita Mema, Izmire Mema.
Të arrestuarit janë nga fshati Drenivice, Ishëm, Lezha, Kopliku, Nikla, Kamez, Tiranë, ndërsa në kërkim është shpallur dhe një 19 vjeçar.
Sera ku ishte ndërtuar objekti ku përpunohej droga ishte në pronësi të Hamdi Dylit. Objekti ishte i ndarë në katër pjesë, ku 95 gratë e punësuara, të cilat po hetohen në gjendje të lirë, pastronin çdo ditë lëndën narkotike të tharë që ua sillnin me furgon.
Punëtorët te cilat ishin te moshave te ndryshme deri 75 vjeç kanë thënë se janë punësuar jo në të njëjtën kohe. Por pjesa me e madhe kishte 20 ditë që punonin. Lënda narkotike e tharë vinte me furgon, punëtorët e pastronin dhe paketonin dhe furgoni e largonte.
Paguheshin 5,000 lekë [40 euro] në ditë dhe rrinin 24 orë në serë. Aty ushqeheshin dhe flinin. Gjatë operacionit te policisë janë sekuestruar rreth 875 kg kanabis e tharë.
Policia ka sekuestruar dhe dy pistoleta dhe një kallashnikov.
Po ashtu është sekuestruar dhe një shume e konsiderueshme parash. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdjehen lëkundje toke në Kosovë
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
“Prishtina Parking” njoftim të ri për banorët rezidentë në kryeqytet
Krasniqi thotë se me Kurtin bisedoi për zgjedhjet e ardhshme
Varhelyi ia përmend Vuçiqit rezolutën për gjenocid në Srebrenicë: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, kyçe për në BE
Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron