LAJMI I FUNDIT:

“Do të përdorim edhe magjistaret” – senegalezët janë gati të bëjnë çdo gjë që ta shërojnë Sadio Manen për Katar 2022

“Do të përdorim edhe magjistaret” – senegalezët janë gati të bëjnë çdo gjë që ta shërojnë Sadio Manen për Katar 2022

Përfaqësuesja e lartë e Federatës së Futbollit të Senegalit, Fatma Samoura, ka zbuluar në një intervistë për mediat franceze se senegalezët do të bëjnë gjithçka që ta kenë Sadio Manen në Kampionatin Botëror.

Mane pësoi dëmtim gjatë ndeshjes së Bayernit me Werderin dhe paraqitja e tij në Katar është e pasigurt.


Sulmuesi duket se nuk është plotësisht i aftë për kompeticionin, por nënkryetarja e parë i FIFA-s, Fatma Samoura, ka zbuluar se Senegali do të përdorë ‘magjistaret’ për ta ndihmuar lojtarin të rikuperohet.

Edhe pse parashikimet e para thonë se ai do të duhej të ishte jashtë fushës për një muaj, skuadra ku do të jenë mjekët dhe ‘magjistarët’, do të sigurohet që ai të kthehet më herët në fushë.

“Ne do të përdorim magjistarët! Nuk e di nëse do të jenë efektive në këtë rast, por sigurisht që do t’i provojmë, pa marrë parasysh çfarë. Ai duhet të jetë në kampionat”, ka thënë  Samoura për Europe 1.

Kujtojmë se së fundmi u zbulua se edhe Paul Pogba u përpoq të përdorte ndihmën e magjive për të gjetur veten në Katar, por kjo nuk i ndihmoi.

Meqë ra fjala, Senegali është në grup me nikoqirët Katarin, Ekuadorin dhe Holandën dhe ndeshjen e parë do ta zhvillojnë më 21 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori