LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës fton qytetarët për bashkëpunim, krijon mundësi shtesë për komunikim me ta

Policia e Kosovës fton qytetarët për bashkëpunim, krijon mundësi shtesë për komunikim me ta

Me qëllim të lehtësimit të bashkëpunimit, komunikimit të ndërsjellë me qytetarët dhe ofrimin e mundësisë për lajmërimin e rasteve të ndryshme në të gjitha rajonet dhe stacionet policore, Policia e Kosovës ka të publikuar edhe numrat kontaktues pa pagesë (192 , 0800 19999, 038 550 999), si dhe numrat e të gjitha stacioneve policore, përfshirë e-mailin zyrtar info@kosovopolice.com.

Policia e Kosovës me qëllim të krijimit të mundësive shtesë për bashkëpunim, komunikim dhe raportim të rasteve kriminale ka ofruar dhe njëherit publikuar platformën digjitale “LAJMËRO POLICINË”, e cila mund të përdoret dhe shkarkohet në pajisjet mobile në tri gjuhët, shqip, serbisht dhe anglisht.


Që nga lancimi i këtij aplikacioni në Policinë e Kosovës në nivel vendi janë raportuar rreth (10.700) raste të ndryshme, që ndërlidhen me trafikun rrugor, posedim të armëve, drogës, raste të dhunës, korrupsionit etj.

Policia e Kosovës inkurajon të gjithë qytetarët pa dallim në gjitha rajonet policore posaçërisht në rajonin e Mitrovicës Veri , që edhe më tutje rastet të raportohen pa hezitim në mënyrën më të lehtë dhe më të qasshme për ta.

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori