LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Armët perëndimore na ndihmuan ta thyejmë ofensivën ruse

Zelensky: Armët perëndimore na ndihmuan ta thyejmë ofensivën ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë dhënë për CNN, ka thënë se në vlerësimin e fundit i Pentagonit, thuhet se Rusia ka humbur rreth 50 për qind të tankeve në luftën në Ukrainë, që sipas tij është një realitet.

Zelensky ka konfirmuar se Rusia në luftën e Ukrainës, ka pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që Colin Kahl nga Pentagoni, tha të martën para gazetarëve se Rusia në luftën e Ukrainës “do të dalë më e dobët sesa që ka hyrë”, duke shtuar se “sipas të gjitha gjasave ka humbur gjysmë e tankeve që i ka pasur në dispozicion”.


Kahl ka theksuar se “mbi 80 për qind e forcave ruse të këmbësorisë e ka pësuar keq në Ukrainë, dhe se Rusia ka shpenzuar rezervat e raketave precize në luftën e Ukrainës”.

I pyetur nga gazetari i CNN-it nëse vlerësimet e Pentagonit përputhen me informacionet nga terreni në Ukrainë, Zelensky tha: “Mendoj se pak apo shumë i përshtaten realitetit. Të jemi të sinqertë, askush nuk i dinë numrat e saktë, në veçanti sa i përket numrit të ushtarëve rusë të vrarë”.

Zelensky është shprehur i bindur se Rusia ka pësuar mbi 10 herë më shumë humbje sesa Ukraina, duke theksuar se nuk mund të japë shifra të sakta, “ekziston dallimi” i madh mes humbjeve ruse dhe atyre ukrainase.

Tha se Ukraina nuk dëshiron t’i shfrytëzojë ushtarët e saj si mish për top, një arsye tjetër pse ukrainasit nuk kanë pësuar humbje të mëdha sikurse rusët.

“Sa herë kërkojmë nga partnerët tanë të na dërgojnë artileri apo mjete të blinduara, nuk bëhet fjalë vetëm për armë, por para se gjithash të mbrojmë personelin tonë ushtarak”, shtoi Zelensky i cili pranoi se artileria që Shtetet e Bashkuara dhe Evropa ia dërguan Ukrainë, ka luajtur rol të rëndësishme në thyerjen e ofensivës ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?

Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?

Botë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Debati Trump-Harris dhe disa nga pyetjet kyçe rreth tij

Debati Trump-Harris dhe disa nga pyetjet kyçe rreth tij

Amerika
'Nostradamusi i presidencialeve' - historiani Allan Lichtman tregon se kush do të fitojë zgjedhjet e 2024 në SHBA

'Nostradamusi i presidencialeve' - historiani Allan Lichtman tregon se kush do të fitojë zgjedhjet e 2024 në SHBA

Amerika
Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Azia
Pamje të papublikuara më parë që thuhet se tregojnë momentet pas vrasjes së John F Kennedyt

Pamje të papublikuara më parë që thuhet se tregojnë momentet pas vrasjes së John F Kennedyt

Amerika
Kalo në kategori