Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, njëherësh deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka thënë se gjendja në veri të vendit është e qetë, por me mundësi të përshkallëzimit të situatës.
Musliu pas mbledhjes së komisionit në të cilën raportoi drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, në një konferencë për media ka thënë se institucionet e vendit janë në krye të detyrës dhe të janë të gatshëm për çdo provokim të mundshëm në bazë të rrethanave të krijuara.
“Sot e kishim në raportim rreth gjendjes së krijuar në veriun e Kosovës, drejtorin e Agjencisë për Inteligjencë të Kosovës (AKI) Petrit Ajeti, me të cilin diskutuam gjerë e gjatë dhe u informuam për gjendjen në veri. Sa i përket gjendjes së sigurisë mund të konstatojmë se gjendja e sigurisë është e qetë, por gjithmonë me mundësi të përshkallëzimit. Prandaj, institucionet e sigurisë së vendit janë në krye të detyrës dhe janë të gatshëm për çdo provokim të mundshëm në bazë të rrethanave të krijuara”, ka thënë Musliu.
Ajo që vlen të theksohet siç u shpreh Musliu është gatishmëria e qytetarëve në veri të vendit për të bashkëpunuar me organet e sigurisë së vendit.
“Sot më shumë se kurrë duhet bashkërendim të institucioneve të vendit. Bashkëpunim më theksuar dhe më i madh i qytetarëve të Kosovës me institucione të sigurisë me theks të veçantë qytetarëve të veriut të Kosovës, për çka vlen për ta përshëndetur gatishmërinë e qytetarëve të veriut të Kosovës për të bashkëpunuar me organet e sigurisë dhe vendit në Kosovë”, theksoi Musliu duke apeluar qytetarët që mos të bien pre e dezinformatave të mediave serbe.
“Po ashtu apel për mediet për qytetarët që t’i shmangeni sa më shumë dezinformatave të cilat dalin nga mediet armiqësore, apo mediat e informimit serbe sepse na rastisë të biem pre e lajmeve të rrejshme”.
Kryetarja e këtij komisioni po ashtu potencoi mbështetjen që i kanë ofruar drejtorit të AKI-së në situatën e krijuar.
“Si Komision jemi unik në qëndrimet tona dhe i ofruam mbështetjen të plotë drejtorit të AKI-së në situatën e krijuar në vend. Ne do të jemi të kujdesshëm të mos i lëndojmë proceset që janë duke u zhvilluar atje. Tani më shqetësimet i kemi të gjithë të njëjta nga tereni. Gjendja e sigurisë në veriun e Kosovës vazhdon të jetë e qetë por duhet të jemi vigjilentë dhe të matur për të mos provokuar situatën. Deri më tani çdo gjë është nën kontroll. Stacionet policore janë të boshatisura mirëpo policia e Kosovës është në krye të detyrës dhe po kujdeset për ruajtjen e rendit atje”, tha ndër të tjera, Musliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
"Trupin e recepsionistit do ta digjnim në furrë", dëshmi tronditëse për vrasjen në Dhërmi
Osmani takon zv/presidenten amerikane Harris: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur amerikane
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën
Festa e Bajramit në prag, qytetarët ankohen për çmime të larta të kurbanëve
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Dikur ishin refuzuar, tani janë lojtarë kyç: Gjashtë yje, një shqiptar mes tyre që mund të shkëlqejnë në Euro 2024
Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier
Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit