LAJMI I FUNDIT:

Sky News: Rusia i dha Iranit armë perëndimore dhe 140 milionë euro para në dorë për dronët kamikaz

Sky News: Rusia i dha Iranit armë perëndimore dhe 140 milionë euro para në dorë për dronët kamikaz

Një aeroplan ushtarak rus transportoi fshehurazi para dhe tre modele të armëve në aeroportin e Teheranit në gusht, raketat anti-tank prodhim britanik NLAW, raketat anti-tank prodhim amerikan Javelin dhe ato kundërajrore Stinger, raporton Sky News.

Armët e dërguara nga Rusia në Iran ishin pjesë e një ngarkese me pajisje ushtarake britanike dhe amerikane, që “ranë në duart e Rusisë” dhe ishin të destinuara për ushtrinë ukrainase, thotë një burim konfidencial, transmeton Telegrafi.

Burimi thekson se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), tani mund të studiojë dhe kopjojë teknologjinë perëndimore.


“Ata ndoshta do të përdorin inxhinieri të kundërt për t’i përdorur ato armë në luftërat e ardhshme,” tha burimi.

Në këmbim, Irani i dha Rusisë më shumë se 160 dronë, duke përfshirë 100 dronë Shahed-136, tha burimi.

Këta dronë janë quajtur “dronë kamikaz” sepse shpërthejnë në përplasje. Burimi thotë se në ditët e fundit, Teherani dhe Moska ranë dakord për një marrëveshje tjetër për dronët, me vlerë 200 milionë euro.

“Kjo do të thotë se një tjetër dërgesë e dronëve nga Irani është gati të ndodhë,” tha ai.

Forcat ushtarake të Vladimir Putinit kanë sulmuar gjithnjë e më shumë Ukrainën me dronë kohët e fundit. Kjo, përveç sulmeve tashmë standarde me raketa, i lejoi ata të synonin pikat kryesore të furnizimit me energji elektrike dhe ujë në të gjithë Ukrainën, madje edhe në Kiev.

Breshëritë e raketave kanë vrarë shumë civilë, kanë shkaktuar ndërprerje të shpeshta të energjisë dhe kanë alarmuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës, e cila tani përdor raketa të shtrenjta kundërajrore dhe kundër dronëve shumë më të lirë të Iranit.

Justin Bronk, studiues në Institutin Royal United Services në Londër, thotë se dronët e Iranit janë bërë çelësi për përparimin e Rusisë.

“Nëse Irani nuk do të kishte dorëzuar Shahedët, sulmet ruse në infrastrukturën e energjisë elektrike dhe ujit të Ukrainës do të kishin qenë dukshëm më pak efektive”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori