LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti: Jemi të zhgënjyer që nuk jemi më të parët në renditje, por jam i kënaqur me pjesën e parë të sezonit

Ancelotti: Jemi të zhgënjyer që nuk jemi më të parët në renditje, por jam i kënaqur me pjesën e parë të sezonit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thotë se është i zhgënjyer që mbretërit humbën vendin e parë në renditje, por pavarësisht kësaj është i kënaqur me pjesën e parë të sezonit.

Real Madridi humbi 3-2 nga Rayo Vallecano të hënën dhe zbriti nga pozita e parë në renditje.


“Sapo po hyjmë në pauzë për Kampionatin Botërorin, dhe kemi luajtur kaq shumë ndeshje… Sa për mua, pjesa e parë e sezonit është ende shumë e mirë për Realin”.

“E pranoj që nuk arritëm të luajmë me intensitet si Rayo dhe se duhet të kishim ndryshuar mënyrën se si luajtëm në disa faza të lojës. Bëmë gabime, na mungonte forca që kishte rivali dhe cilësia që dhamë nuk mjaftoi për këtë ndeshje”, ka thënë Ancelotti.

Pas kësaj, ai tha se lojtarët ndihen të lodhur pas një ritmi shumë të vështirë në fillim të këtij sezoni, i cili është përshtatur me Botërorin e Katarit.

“Ne nuk jemi të freskët sepse kemi luajtur shumë ndeshje dhe nuk ishim aq të mirë sa më parë dhe kjo është diçka krejtësisht normale. Kampionati është e gjatë, por sido që të jetë, ne jemi të zhgënjyer që nuk jemi më të parët në renditje”, ka thënë trajneri i Realit.

Deri në pushimin e Kampionatit Botëror, Real Madridi do të luajë kundër Cadiz në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori