LAJMI I FUNDIT:

Rabiot i shënon gol të bukur Interit

Rabiot i shënon gol të bukur Interit

Juventusi ka kaluar në epërsi në derbin që po e zhvillon ndaj Interit në kuadër të javës së 13-të në Serie A.

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse rastet për të dyja anët nuk munguan.


Por, në minutën e 52-të, Adrien Rabiot e ka zhbllokuar sfidën për rezultatin 1-0, me një asistim të Filip Kostic.

Pas këtij goli, me gjasë do të ketë më shumë angazhim nga mysafirët që të mundohen të barazojnë rezultatin, por edhe Zonja e Vjetër të përfitojë nga nxitimi i tyre. /Telegrafi/