LAJMI I FUNDIT:

Tesla “vjedh” porosi nga konkurrentët kinezë falë uljes së çmimeve

Tesla “vjedh” porosi nga konkurrentët kinezë falë uljes së çmimeve

Blerësit kinezë thuhet se kanë filluar të anulojnë porositë te konkurrentët e Tesla-s, kjo pas uljeve të çmimeve nga gjiganti amerikan i industrisë së veturave elektrike.

Raporti vjen nga analisti i Citi, Jeff Chung, i cili komentoi ndikimin që uljet e çmimeve të Tesla-s kanë në kërkesën në Kinë.


Ai pretendon se “prodhimet e mbetura të porosive” të konkurrentëve të Tesla-s kanë pësuar anulime të konsiderueshme të porosive, transmeton Telegrafi.

Nuk përmendet markat specifike, por përgjithësisht pranohet se rivalët më të mëdhenj të Tesla në Kinë janë Nio dhe Xpeng. Prodhuesit e tjerë, si Aito, gjithashtu kanë filluar të ulin çmimet në Kinë.

Gigafabrika e Tesla-s në Shanghai prodhoi 71,704 makina në tetor, në krahasim me 83,000 makina të prodhuara në shtator.

Uljet e çmimeve ka të ngjarë të mos kenë ndikuar ndjeshëm në shifra. Arena EV shkruan se do të jenë në kërkim të numrave për muajt nëntor dhe dhjetor, kur edhe do të shfaqet kërkesa e rritur për të cilën është raportuar. /Telegrafi/