LAJMI I FUNDIT:

Renault tallet me Teslan

Renault tallet me Teslan

Tesla prej vitesh ka një praktikë që më herët të paralajmërojë modelet e reja. Kështu Semi (kamioni elektrik) dhe Cybertruck (pick-up elektrik) janë paralajmëruar prej kohësh, sikurse Roadsteri që “shkoi” në hapësirë, por që akoma nuk janë parë nëpër autostrada.

Asnjë nga këto modele të lartcekura nuk i janë futur prodhimit serik. E pikërisht këtë fakt e shfrytëzoi Renault për t’u tallur paksa me prodhuesin amerikan, transmeton Telegrafi.

Videoja shfaq punonjësin i cili vendos një billboard për Tesla Semi. Më pas shfaqet mbishkrimi “ekzistojnë kompani që bëjnë paralajmërime të mëdha”.

Punonjësi më pas, pasi e përfundon punën largohet me kamionin e tij – Renault, ku mbishkrimi ndryshon në “e ekzistojnë kompani që tashmë po numërojnë kilometrat”.

Në përshkrimin e videos thuhet se kamionët elektrikë të Renault, deri më tani kanë përshkruar mbi dy milionë kilometra.

Bëhet fjalë për gjeneratën e dytë të modelit E-Tech Master, E-Tech D dhe E-Tech D Wide, që janë të peshave të ndryshme nga 3.1 e deri në 26 tonelata, që prodhohen në fabrikën në Normandi.

Kujtojmë që Elon Musk prezantoi Tesla Sema qysh në vitin 2017, por prodhimi serik ishte dashur të fillojë në vitin 2019, por pati një shtyrje dhe tani është bërë e ditur se më 1 dhjetor fillon prodhimi. /Telegrafi/