Partia Demokratike në Shqipëri pas dorëheqjes pas tërheqjes së përfaqësuesve të serbëve të Kosovës nga institucionet dhe heqjes së uniformave nga disa eprorë të policisë, ka thënë se ky veprim dëshmon se Aleksandër Vuçiq, e ka vendin në Hagë dhe është një rrezik serioz, i pakorrigjueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajon.
PD mbështet plotësisht dhe përshëndet qëndrimin e NATO-s si dhe dënon me ashpërsinë më të madhe përpjekjet e “Putinit të Vogël” për të ndezur konflikt të ri në rajon.
“Ky urdhër nga serbo-madhi dhe luftënxitësi Vuçiq, u dha vetëm sepse qeveria e Kosovës, në zbatim të marrëveshjeve të Brukselit, zbatimin e të cilave gushtin e kaluar Qeveria e Kosovës e shtyu edhe për rreth tre muaj dhe tani filloi një zbatim gradual të ndryshimit të targave të makinave të serbëve në Kosove, nga targa të Serbisë në targa të Republikës së Kosovës. Ndaj këtij akti të qeverisë së Kosovës, Vuçiq i’u përgjigj me kërcënime të hapura, vuri ushtrinë në gatishmëri dhe futi kriminel serb e rus, armatime të shumta në veriun e Kosovës si dhe urdhëroi serbët e Kosovës të largohen nga institucionet e vendit”, thuhet në reagimin e PD-së.
Deklarata e plotë
Një qëndrim për t’u përshëndetur.
NATO paralajmëron Vuçiçin: Mos luaj me zjarrin! Do të digjesh!
Presidenti i serbo-madhisë dhe si vëllai i Edi Ramës, Aleksandër Vuçiq, urdhëroi dje serbët në Kosovë që të braktisin institucionet shtetërore të vendit, policinë, parlamentin, etj.
Ky urdhër nga serbo-madhi dhe luftënxitësi Vuçiq, u dha vetëm sepse qeveria e Kosovës, në zbatim të marrëveshjeve të Brukselit, zbatimin e të cilave gushtin e kaluar Qeveria e Kosovës e shtyu edhe për rreth tre muaj dhe tani filloi një zbatim gradual të ndryshimit të targave të makinave të serbëve në Kosove, nga targa të Serbisë në targa të Republikës së Kosovës. Ndaj këtij akti të qeverisë së Kosovës, Vuçiq i’u përgjigj me kërcënime të hapura, vuri ushtrinë në gatishmëri dhe futi kriminel serb e rus, armatime të shumta në veriun e Kosovës si dhe urdhëroi serbët e Kosovës të largohen nga institucionet e vendit.
Të gjitha këto dëshmojnë se Aleksandër Vuçiq, njeriu që e ka vendin në Hagë, është një rrezik serioz, i pakorrigjueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ndaj këtyre qëndrimeve dhe luftënxitëse reagoi dje zv/sekretari i përgjithshëm i NATO-s, duke ia bërë të qartë Vuçiqit se Aleanca e Atlantikut të Veriut ishte e gatshme të ndërhynte në mbrojtje të Kosovës dhe stabilitetit të saj.
Partia Demokratike mbështet plotësisht dhe përshëndet qëndrimin e NATO-s si dhe dënon me ashpërsinë më të madhe përpjekjet e “Putinit të vogël” për të ndezur konflikt të ri në rajon. Ajo paralajmëron serbo-madhin Vuçiç se ëndrrat e tij të “Serbisë së Madhe” janë varrosur njëherë e përgjithmonë në Kosovë dhe se ndaj çdo akti agresioni të tij, shqiptarët do të reagojnë si komb i vetëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale pe lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Mickoski: 1.95 për qind interes për kompanitë që do të aplikojnë për kredinë hungareze
Komuna e Sarajit shënon progres të dukshëm në transparencë me mbështetjen e USAID-it!
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj