LAJMI I FUNDIT:

Protesta e serbëve në veri, Policia e Kosovës: Kemi bërë planifikimet operacionale – qytetarët të mos bien pre e provokimeve

Protesta e serbëve në veri, Policia e Kosovës: Kemi bërë planifikimet operacionale – qytetarët të mos bien pre e provokimeve
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, ka dalë me një njoftim sa i përket protestës/tubimit së sotme të ftuar nga Lista Serbe në veri të Mitrovicës.

“Referuar informacioneve mbi zhvillimet e fundit dhe paralajmërimeve për mbajtjen e një proteste/tubimi sot në ora12:00, Policia e Kosovës duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestave paqësore, sipas detyrës zyrtare ka bërë planifikimet e saja operacionale”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se përmes planit operacional, Policia e Kosovës ka për qëllim ndërmarrjen e masave operative policore, për tu siguruar se mbarëvajtja e protestës/tubimit të kaloj e qetë dhe pa incidente, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbrojtjen e rendit kushtetues të RKS-së.


“Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore po vazhdon angazhimet e saj në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në Veri të Mitrovicës. Policia e Kosovës, fton qytetarët që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqe në veri, u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet dhe zonën e Urës së Ibrit

Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqe në veri, u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet dhe zonën e Urës së Ibrit

Lajme
Pas MPJD, edhe QKMK thirrje mërgimtarëve: Shmangni pikëkalimet kufitare me Serbinë

Pas MPJD, edhe QKMK thirrje mërgimtarëve: Shmangni pikëkalimet kufitare me Serbinë

Lajme
Vrau babanë dhe e hodhi në pus, arrestohet miku i 30-vjeçarit në Durrës

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, arrestohet miku i 30-vjeçarit në Durrës

Lajme
Kurti dhe ministrat takojnë kryetarin e Mitrovicës së Veriut, diskutime mbi qeverisjen dhe zhvillimin ekonomik

Kurti dhe ministrat takojnë kryetarin e Mitrovicës së Veriut, diskutime mbi qeverisjen dhe zhvillimin ekonomik

Lajme
Lista Serbe e quan persekutim ndaj popullit serb mbylljen e komunave paralele në veri, thonë se ato nuk e kanë shkelur ligjin

Lista Serbe e quan persekutim ndaj popullit serb mbylljen e komunave paralele në veri, thonë se ato nuk e kanë shkelur ligjin

Lajme
Ministrja e Jashtme e Finlandës arrin në Kosovë, pritet në Aeroportin “Adem Jashari” nga Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Finlandës arrin në Kosovë, pritet në Aeroportin “Adem Jashari” nga Donika Gërvalla

Lajme
Kalo në kategori