LAJMI I FUNDIT:

U rezistonte policëve, por e arrestuan – të dyshuarit në Suharekë iu gjet kokainë

U rezistonte policëve, por e arrestuan – të dyshuarit në Suharekë iu gjet kokainë

Policia e Kosovës më 3 nëntor rreth orës 18:00 pas hetimeve intensive dhe punës operative në terren, në fshatin Grejkoc – Suharekë nga zyrtarët policorë është identifikuar një veturë e dyshuar me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar me iniciale L. R, i cili përkundër rezistencës së shfaqur kundrejt zyrtarëve policorë është arrestuar.

Policia njofton se gjatë kontrollit të tij, tek i njëjti është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe një karikator i pistoletës.


Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit përmes të cilit është marrë urdhri verbal nga gjyqtari i procedurës paraprake për bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit të lartcekur.

Gjatë bastisjes së realizuar, përfshirë këtu edhe kontrollin e kryer në vendngjarje, janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

Tre fishekë kalibër i panjohur, dy peshore digjitale, një kovë plastike me substancë të dyshuar për narkotikë heroinë pesha 1403.96 gramë; dy aparate për vakum, një rolle najloni për mbështjellje të substancave narkotike; katёr doza substancë të dyshuar narkotike lloji kokainë me peshë 2.076 gramë.

Po ashtu janë sekuestruar një karikator me tre fishekë kalibër i panjohur, para të gatshme në vlerё pesёqind (500) euro, një veturë me targa vendore, dy telefona mobilë, një pistoletë ngjyrë e zezë pa karikator.

Në lidhje me rastin personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit të tij me urdhër të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori