Me përkrahjen e Zvicrës do të përforcohet planifikimi dhe menaxhimi makroekonomik në Maqedoninë e Veriut
Me anë të Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike të Zvicrës (SECO) vendoset bashkëpunim në fushën e planifikimit dhe menaxhimit makroekonomik.
Memorandumin e bashkëpunimit për realizimin e Projektit për planifikim dhe menaxhim makroekonomik në Republikën e Maqedonisë së Veriut e nënshkruan ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ambasadorja e Zvicrës, Veronik Hulman.
Në këtë takim, ministri Besimi theksoi se Ministria e Financave bën përpjekje të jashtëzakonshme lidhur me reformat në financat publike, me ç’rast përkrahja nga Zvicra është e theksuar në realizimin e këtyre reformave.
Në kuadër të këtij projekti, nëpërmjet zbatimit të modulit të parë, Ministria e Financave do të vendosë kornizë për planifikim makroekonomik, koncept që do të mundësojë analiza koherente të të dhënave, parashikime dhe planifikim të politikave.
Projekti global bazohet në instrumentin e FMN-së për programim dhe planifikim financiar dhe do të zbatohet përmes qasjes modulare. Implementimi i projektit përkrahet nga ekspertë të Implementing Consortium formed of Ecorys и OGResearch.
Në kuadër të Programit të borxhit shtetëror dhe menaxhimit të rreziqeve, Qeveria e Zvicrës përkrahë aktivitetet e Ministrisë së Financave në drejtim të përmirësimit të procesit të menaxhimit me financat publike, nëpërmjet financimit të aktiviteteve projektuese, të cilat do të implementohen me përkrahje teknike të FMN-së dhe BB-së.
Të dyja vendet kanë bashkëpunim aktiv edhe në fushën tatimore. Vitin e kaluar u nënshkrua Protokolli për harmonizimin e bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës për shmangien e tatimimit të dyfishtë në përputhje me konventën e re tatimore të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim Rajonal (OECD) dhe standardet e BEPS-it.
Me këtë protokoll përforcohen dispozitat ekzistuese mes të dyja vendeve lidhur me shmangien e tatimimit të dyfishtë për tatimin mbi të ardhurat dhe tatimin mbi kapitalin që i referohet shkëmbimit të informacioneve për qëllime tatimore, duke mundësuar kështu transparencë më të madhe tatimore dhe trajtim të drejtë tatimor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj