Tetë diplomatë të lartë ndërkombëtarë, pritet të japin dëshminë e tyre në Dhomat e Specializuara të Hagës pro ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Avokati Gregory Keohe ka dorëzuar parashtresën me emra dëshmitarësh të cilët, sipas tij, kanë pasur kontakte me Thaçin.
Në parashtresën e avokatit Keohe, si dëshmitarë që do të dëshmojnë në këtë gjykim janë ish-komandanti i forcave të NATO-s për Evropë, Wesley Clark, ish-shefi i UNMIK-ut, Bernard Kouchner dhe ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker.
Pos këtyre si dëshmitarë përmenden edhe Steve Bennett, ish-drejtor i Misionit të OSBE-së për Edukim dhe Zhvillim Policor, Jock Covey, zëvendësdrejtor i UNMIK-ut dhe ish-këshilltari politik i Clarkut, Michael Durkee.
Në vijim avokati ka sqaruar se këta dëshmitarë do të tregojnë ndërveprimet e tyre me Thaçin, duke përfshirë sjelljen, qëndrimet që janë relevante për akuzat kundër tij.
Keohe ka thënë se këta dëshmitarë janë në moshë të shtyrë andaj ka kërkuar nga gjykatësi që të marrë masa për marrjen në pyetje qysh tani.
“Këta 9 dëshmitarë janë në moshë të shtyrë nga 77 deri në 88-vjeç dhe me shkallë të ndryshme shëndetësore. Rrjedhimisht, ekziston një rrezik që provat e tyre mund të mos jenë të disponueshme në gjykim. Prandaj, në bazë të Rregullës 99, ekziston nevoja për një mundësi unike hetimore siç përcaktohet më poshtë për secilin prej këtyre 9 dëshmitarëve, për të siguruar ruajtjen e provave të tyre përpara se të fillojë gjykimi” -thuhet në parashtresën e avokatit, raporton Kallxo.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Ndaj tyre po rëndojnë akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje