LAJMI I FUNDIT:

Bekim Sali shkarkoi drejtorin organizativ të Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve

Bekim Sali shkarkoi drejtorin organizativ të Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka shkarkuar sot nga detyra drejtorin organizativ të Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, Alajdin Memedi, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Drejtori organizativ i kësaj Klinike shkarkohet nga detyra para skadimit të kohës për të cilën është emëruar, për shkak të parregullsive të konstatuara në raportin e kontrollit të kryer të funksionimit të kësaj Klinike. Kontrolli është kryer nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më herët se pas kërkesës së ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali, sot janë dorëzuar dorëheqjet e dy drejtorëve të klinikave universitare. Bëhet fjalë për drejtorin e Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, Aspazija Sofianova dhe drejtori i Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, Nikolla Vasev./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës

Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës

Lajme
LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt

LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt

Politikë
Kalo në kategori