Ligji i BE-së që do të duhej të frenonte dominimin e Facebook dhe Google
Akti i Tregjeve Digjitale, i cili supozohet të frenojë rolin dominues të gjigantëve të teknologjisë, hyn në fuqi sot, me zbatimin që fillon në maj të vitit të ardhshëm.
Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian, arritën një marrëveshje për Aktin e Tregjeve Digjitale së bashku me Aktin e Shërbimeve Digjitale në mars të këtij viti. Këto janë dy rregullore të rëndësishme me të cilat BE-ja dëshiron të vendosë rregulla më të rrepta dhe përgjegjësi më të madhe në platformat digjitale, për të cilat pretendon se janë shndërruar në një lloj “rregullatorësh privatë”, transmeton Telegrafi.
Zbatimi i ligjit për tregjet digjitale fillon pas gjashtë muajsh. Termi kyç në ligj është “kontrollues i aksesit” në tregun digjital. Pasi të fillojë zbatimi në maj të vitit të ardhshëm, kontrollorët e mundshëm të aksesit që arrijnë kufijtë e përcaktuar në Aktin e Tregjeve Digjitale, duhet të njoftojnë Komisionin për shërbimet e tyre në baza të platformës brenda dy muajve – deri më 3 korrik 2023.
Më pas komisioni ka 45 ditë pune për të vlerësuar nëse sipërmarrësi në fjalë i ka arritur ato pragje, për të përcaktuar statusin e mbikëqyrësit të aksesit, jo më vonë se data 6 shtator e vitit të ardhshëm. Pasi të përcaktohet ky status, mbikëqyrësit e aksesit do të kenë gjashtë muaj kohë për të përmbushur kërkesat e Aktit për Tregjet Digjitale dhe jo më vonë se 6 marsi i vitit 2024.
Akti përcakton kriteret, mbi bazën e të cilave platformave të internetit duhet ‘u jepet statusi i mbikëqyrësve të aksesit. Bëhet fjalë për platforma digjitale që ofrojnë një lidhje thelbësore midis përdoruesve të biznesit dhe konsumatorëve, dhe ky pozicioni mund t’u mundësojë atyre të marrin rolin e një lloj ligjdhënësi, domethënë të vendosin vetë rregullat, prandaj pengesat në ekonominë digjital po lindin.
Për zgjidhjen e këtyre çështjeve, Akti për Tregjet Digjitale përcakton një sërë detyrimesh që ata do të duhej të respektojnë, si dhe disa sjellje që do t’ju ndalohen atyre t’i bëjnë.
Kontrollorët e aksesit në botën digjitale paraqesin atë që janë në botën reale, rrugët, urat e aeroportet.
Statusi i mbikëqyrësit të aksesit, do t’u jepet kompanive që menaxhojnë një ose më shumë të ashtuquajturat “shërbime të platformës bazë”, të listuara në Aktin e Tregjeve Digjitale.
Fjalë është për shërbimet e listuara më poshtë: shërbimet e ndërmjetësimit në internet, për shembull, dyqanet e aplikacioneve, shfletuesit e internetit, shërbimet e rrjeteve sociale, shërbimet e caktuara të mesazheve, të platformës së shpërndarjes së videove, asistentët virtualë, shfletuesit e internetit, shërbimet “cloud computing”, sistemet operative, platformat e internetit për tregti dhe shërbimet e reklamimit.
Bëhet fjalë kryesisht për gjigantë amerikanë të teknologjisë si Apple, Amazon, Google, Facebook dhe Microsoft, të cilët janë praktikisht të pashmangshëm për shkak të pozicionit të tyre në treg.
Një kompanie do t’i jepet statusi i mbikëqyrësit të aksesit, nëse ka një ndikim të rëndësishëm në tregun e brendshëm, do të thotë nëse gjeneron të ardhura vjetore në nivelin e Unionit ose më të madhe se 7.5 miliardë euro gjatë secilit nga tre vitet e fundit financiar, ose nëse kapitalizimi mesatar i tregut është i barabartë me vlerën e tregut prej të paktën 75 miliardë eur0 në vitin e fundit financiar, dhe nëse ofron të njëjtin shërbim bazë të platformës në të paktën tri shtet anëtare.
Më pas, kompania do të marrë statusin e mbikëqyrësit të asksesit, nëse ofron shërbimin bazë të një platforme që është një pikë aksesi e rëndësishme, përmes së cilës përdoruesit e biznesit arrijnë tek përdoruesit fundorë, pra nëse ofron shërbimin bazë të një platforme që në vitin e fundit financiar, ka të paktën 45 milionë përdorues të fundit aktiv që kanë ndërmarrje biznesi.
Akti i Tregjeve Digjitale përcakton një listë të praktikave të biznesit të lejuar dhe të ndaluar, që mbikëqyrësit e aksesit duhet t’i zbatojnë në operacionet e tyre të përditshme për të siguruar drejtësi dhe hapje të tregjeve digjitale.
Sipas Aktit për Tregjet Digjitale, mbikëqyrësit e aksesit, ndër tjera, nuk mund t’i renditin produktet dhe shërbimet e tyre në mënyrë më të favorshme sesa produktet dhe shërbimet e ngjashme të ofruara nga palët e treta në platformat e tyre – duke penguar përdoruesit të fshijnë softuerët ose aplikacionet e para-instaluar, si dhe të monitorojë përdoruesit fundorë jashtë shërbimit bazë të platformës së mbikëqyrësit të aksesit, me qëllim të reklamimit të synuar nëse nuk jepet pëlqimi aktual.
Nëse një kontrollues aksesi zbaton praktika të tilla si favorizimi i shërbimeve të veta ose parandalimi i përdoruesve të biznesit dhe shërbimeve të tij nga arritja e konsumatorëve, mund të parandalojë konkurrencën në treg, duke çuar në më pak risi, cilësi më të ulët dhe çmime më të larta.
Kur një kontrollues aksesi zbaton praktika të padrejta, të tilla si vendosja e kushteve të padrejta për akses në dyqanin e tij të aplikacioneve ose parandalimin e instalimit të aplikacioneve nga burime tjera, konsumatorët ka të ngjarë që duhet të paguajnë më shumë, domethënë, ata në të vërtetë do të privohen nga përfitimet që do t’i kishin nga shërbimet alternative.
Akti për Tregjet Digjitale do të zbatohet duke përdorur një strukturë mbikëqyrëse, brenda së cilës Komisioni do të jetë i vetmi përgjegjës për zbatimin e rregullave – në bashkëpunim të ngushtë me organet në shtetet anëtare të BE-së.
Komisioni do të mund të vendosë gjoba dhe masën maksimale deri në 10 për qind të të ardhurave globale të kompanisë, dhe deri në 20 për qind në rast të shkeljeve të përsëritura të rregullave.
Në rast të një shkelje sistematike të rregullave, Komisioni do të jetë në gjendje të përcaktojë masat e ndryshimit të detyrueshëm të sjelljes ose përshtatjes strukturore, të nevojshme për respektimin efektiv të detyrimeve, duke përfshirë ndalimin e blerjeve të mëtejshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeni robot bëhet me gëzof
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Sa është çmimi i iPhone 15 në SHBA, Gjermani dhe Britani?
Razer Switchblade
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City