LAJMI I FUNDIT:

Si e kishte menduar dhe si po i shkon Lewandowskit aventura te Barcelona

Si e kishte menduar dhe si po i shkon Lewandowskit aventura te Barcelona

Ylli i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka folur hapur për muajt e tij të parë në Katakuni.

Reprezentuesi polak shkaktoi një betejë transferimi verore pas shtytjes së tij tronditëse për t’u larguar nga Bayern Munich përpara sezonit 2022/23.

Pavarësisht vendosmërisë së Bavarezëve për ta mbajtur atë në “Allianz Arena”, me 12 muaj të mbetur në marrëveshjen e tij me kampionët e Bundesligës, ata përfundimisht ranë dakord për ta shitur atë te Barcelona.


Lewandowski ka shijuar një fillim mbresëlënës personal të jetës në “Camp Nou”, me 18 gola nga 17 ndeshje, në të gjitha garat.

Megjithatë, nga perspektiva e ekipit, ka qenë një fillim zhgënjyes i sezonit, me një eliminim nga Liga e Kampionëve tashmë të konfirmuar dhe skuadrën e Xavit pas Real Madridit në garën për titull në La Liga.

Kjo e ka lënë Lewandowskin të frustruar me përparimin e tij në Spanjë pasi Barcelona përballet me një betejë të vështirë në 2023 pas Kupës së Botës.

“Unë jam në një ekip ku kam ëndërruar të luaj dhe jam krenar që jam këtu”, ka thënë ai – raporton Marca.

“Nuk prisja të mbërrija dhe gjithçka të shkonte në mënyrë perfekte në sezonin e parë. Por, është një proces që kërkon kohë dhe durim”.

Lewandowski nuk ka udhëtuar me skuadrën e Barcelonës për ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve në Viktoria Plzen në mesjavë me sulmuesin veteran që iu dha pushim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Serie A
Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë

Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë

Ndërkombëtare
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Zyrtare: Manchester United transferon anësorin Patrick Dorgu

Zyrtare: Manchester United transferon anësorin Patrick Dorgu

Premier League
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Kalo në kategori