LAJMI I FUNDIT:

Edhe BE-ja e zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat

Edhe BE-ja e zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Bashkimi Evropian është shprehur i zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës lidhur me vendimin e fundit për çështjen e targave ilegale.

Ekzekutivi i Kosovës në mbledhjen e së premtes mori vendim që të shkallëzojë sanksionet ndaj atyre që nuk i konvertojnë targat ilegale në RKS, duke refuzuar shtyrjen e tij, siç kërkuan partnerët ndërkombëtarë.

Nabila Massrali, zëdhënëse për Punët e Jashtme dhe Sigurinë në Komisionin Evropian, ka deklaruar se “është zhgënjyese” që nuk janë përfillur këshillat e “partnerëve më të afërt të Kosovës” rreth kësaj çështjeje.


“Marrëveshja përkatëse e vitit 2016 parashikonte një proces të renditur dhe të përcaktuar qartë me një afat kohor 12-mujor për procesin e largimit (të targave), i cili nuk është ndjekur. Kosova duhet të lejojë një periudhë më të gjatë tranzicioni. Kjo ka qenë këshilla e vazhdueshme e partnerëve më të afërt të Kosovës, përfshirë BE-në dhe SHBA-në. Është zhgënjyese të shohësh se nuk është ndjekur”, ka thënë Massrali në një reagim publik.

Ndër të tjera, ajo është shprehur se Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht tabelat KM, por sipas saj, procesi duhet të zhvillohet në mënyrën e dakorduar në dialog dhe të zbatohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konsultative.

“Ndërsa vendimi është një hap në drejtimin e duhur, ai nuk është në përputhje me Marrëveshjet e Dialogut, të cilat janë të detyrueshme për të dyja palët”, theksoi Massrali.

Zëdhënësja e KE-së ka shtuar se është e domosdoshme ruajtja e qetësisë. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim apo retorikë që mund të rrezikojë stabilitetin në terren, veçanërisht në veri të Kosovës”.

“BE-ja do të vazhdojë, së bashku me partnerët e saj, të angazhohet si me Kosovën ashtu edhe me Serbinë. Ne presim që palët të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim për të gjetur një zgjidhje pa vonesa të mëtejshme, në përputhje të plotë me Marrëveshjet e Dialogut”.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi të premten se vendimi për targat ilegale të lëshuara nga Serbia do të nisë së zbatuari nga 1 nëntori ashtu siç ishte paraparë, dhe se i njëjti është i ndarë në katër faza.

Në një konferencë për media, kreu i ekzekutivit tha se nuk e kanë shtyrë zbatimin e vendimit për targat, por kanë bërë sekuencim dhe shkallëzim të sanksioneve.

Konkretisht tha se për tri javë ata të cilët nuk e zbatojnë vendimin për konvertimin e targave do të qortohen.

Pas fazës tri javore të qortimit, ai bëri të ditur se ata të cilët i mbajnë targat ilegale në Republikën e Kosovës për dy muaj rresht do t’u shqiptohen gjoba (nga 21 nëntori deri më 21 janar).

Pas kësaj faze, për dy muaj të tjerë (21 janar deri më 21 prill) do të ketë targa provuese deri në prill kur nuk do të lejohen të qarkullojnë targa të tjera përveç atyre RKS.

Menjëherë pas vendimit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shprehën të zhgënjyera dhe shqetësuara “që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë” për ta shtyrë vendimin për 10 muaj. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori